Ndërlidhjet

Radio Evropa e Lirë mbush 25 vjet


Studioja e Radios Evropa e Lirë në byronë në Prishtinë. Mars, 2024.
Studioja e Radios Evropa e Lirë në byronë në Prishtinë. Mars, 2024.

Shërbimi në gjuhën shqipe i Radios Evropa e Lirë shënon sot 25-vjetorin e themelimit.

Me programin e parë kushtuar Kosovës, të transmetuar më 8 mars të vitit 1999, Radio Evropa e Lirë ofroi informacione të rëndësishme në kohën kur Kosova ishte në luftë.

Që atëherë e deri te shtetndërtimi i Kosovës e këndej, misioni i REL-it ishte dhe mbetet i palëkundur: ofrojmë lajme të pacensuruara dhe debat të hapur.

Shërbimi për Kosovën i Radios Evropa e Lirë është pjesë e dhjetëra shërbimeve që raportojnë në 27 gjuhë në 23 vende të botës.

XS
SM
MD
LG