Radoiçiq thotë se nuk ka të bëjë me akuzat për ‘Brezovicën’

Millan Radoiçiq.
Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, thotë se ai nuk ka të bëjë fare me akuzat lidhur me rastin "Brezovica", dhe se këtë “e dinë mirë edhe ata që e kanë urdhëruar këtë përndjekje politike, por edhe ata që e bëjnë atë”.
“Nëse dikush në Kosovë e Metohi, qoftë nga institucionet apo përfaqësuesit ndërkombëtarë, mendon se me akuza të tilla të rreme mund të më dëbojë nga Kosova përgjithmonë apo të më ndajë nga bashkëkombësit e mi dhe ta dobësojë luftën për Serbinë dhe serbët, gabon rëndë", thuhet në deklaratën e Radoiçiqit, të publikuar nga Lista Serbe.
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar të premten suspendimin nga puna për tre zyrtarë policorë, pasi ata dyshohet se kanë dështuar të ndalonin në vendkalimin kufitar në Bërnjak në veri të Kosovës, politikanin serb, Millan Radoiçiq, i shpallur në kërkim nga autoritetet kosovare.
Prokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Rasim Maloku, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se Radoiçiq është në kërkim, pasi dyshohet për ndërhyrje në rastin e njohur si “Brezovica”.
“Radoiçiq dyshohet për 'frikësim gjatë procedurës penale', pasi i njëjti dyshohet për ndërhyrje në dëshmitarë. Ka tentuar t’i frikësojë që të mos dëshmojnë”, tha prokurori Maloku.
Më herët, IPK-ja ka njoftuar se mbrëmjen e 3 shkurtit, Radoiçiq ishte paraqitur në pikën kufitare në Bërnjak dhe se kishte rezultuar se është person në kërkim.
Pavarësisht kësaj, ai ka drejtuar veturën e tij mbrapa dhe është kthyer në drejtim të Serbisë, ndërsa dokumentet e tij kishin mbetur te zyrtarët policorë në këtë vendkalim kufitar.
“Hetuesit e IPK-së në konsultim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj kanë filluar një procedurë hetimore ndaj tre zyrtarëve policorë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale 'Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar' ”, thuhet në njoftimin e IPK-së.
IPK-ja bën të ditur se të tre zyrtarët policorë i takojnë Drejtorisë Rajonale Kufitare “Veriu” dhe se që të gjithë janë punonjës në vendkalimin kufitar në Bërnjak.
Policia e Kosovës njoftoi të premten se zyrtarët kufitarë e kanë ndaluar automjetin dhe kanë filluar procedurat e regjistrimit dhe verifikimit të automjetit, si dhe personave në automjet.
“Gjatë realizimit të detyrave policore, zyrtarët kufitarë kanë kërkuar nga personi (vozitësi) që ta parkojë automjetin në vend parking, për të vazhduar me procedurat e mëtejme policore, mirëpo vozitësi gjatë parkimit me veturë është larguar me shpejtësi mbrapa në drejtim të territorit të Serbisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Ndër tjera, në njoftim thuhet se zyrtarët policorë nuk kanë arritur ta ndalojnë automjetin.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Lista Serbe. Sipas saj, “përpjekja për të arrestuar Milan Radoiçiqin paraqet persekutim të përfaqësuesve politikë serbë, të cilin Prishtina nuk mund ta kontrollojë”.
“Për hir të së vërtetës, theksojmë se në bazë të informacioneve që disponojmë, kërkesa për arrestimin e Radoiçiqit nuk përmban asnjë provë apo ndonjë veprim të kundërligjshëm që ai ka bërë, por në përgjithësi flet për një rast të iniciuar në lidhje me dhënien e lejeve për ndërtimet në komunën e Shtërpcës, me të cilat Radoiçiq nuk ka të bëjë”, thuhet në deklaratën e Listës Serbe.
Brezovica është e njohur për qendrën e skijimit.
Në dhjetor të vitit 2021, lidhur me rastin "Brezovica" u arrestuan dhjetë persona, në mesin e të cilëve edhe ish-kreu i Komunës së Shtërpcës nga Lista Serbe,Bratisllav Nikoliq.
Ai dyshohet se ka fituar në mënyrë të kundërligjshme një milion euro.
Nikoliq dhe të arrestuarit e tjerë dyshohet se kanë marrë vila, vetura dhe dhurata të tjera në këmbim të lëshimit të lejeve për ndërtimin e vilave dhe objekteve të tjera në Parkun Kombëtar “Sharri”, ku gjendet edhe Brezovica.
Më 6 janar, autoritetet kosovare njoftuan se lidhur me rastin “Brezovica” kanë ngrirë rreth 6 milionë euro të të pandehurve, që dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme.
Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, Radoiçiq dhe disa serbë të tjerë nga Kosova u vendosën në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së.
Departamenti i Thesarit tha se grupi i sanksionuar është angazhuar në skema të mëdha të ryshfetit me zyrtarë të sigurisë, kosovarë dhe serbë, të cilët lehtësojnë trafikimin e paligjshëm të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve midis Kosovës dhe Serbisë.
Degradimi i Brezovicës
1/12Prokuroria Themelore e Ferizajt dyshon se ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq, ka përfituar deri në 1 milion euro për lejet e lëshuara kundërligjshëm për ndërtimin e objekteve në Brezovicë, në Komunën e Shtërpcës.
Ndërtimi i vilave dhe i objekteve të tjera, shpesh pa leje apo në kundërshtim me ligjin, ka bërë që të degradohet natyra në Brezovicë, qendrën më të madhe të turizmit dimëror në Kosovë, në Komunën e Shtërpcës.
Të martën e 21 dhjetorit, ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq, është arrestuar mbi dyshimet se ka përfituar deri në 1 milion euro për lëshim të kundërligjshëm të lejeve të ndërtimit në Brezovicë, e cila bën pjesë në Parkun Kombëtar të Sharrit.
Sharri është parku i parë kombëtar i shpallur në Kosovë, në vitin 1986. Menaxhohet në bazë të Ligjit për Parkun Kombëtar Sharri, dhe të disa ligjeve mbështetëse, që kanë të bëjnë me mjedisin, natyrën dhe pyjet.
Ju sjellim disa fotografi nga Brezovica, të bëra me dron, gjatë këtij viti, të cilat shfaqin shkatërrimin e natyrës.
(Përgatiti: Trim Haliti)
2/12Nikolliq dhe nëntë persona të tjerë u arrestuan të martën nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, bënë të ditur autoritetet në Kosovë.
Ndërtimi i vilave dhe i objekteve të tjera, shpesh pa leje apo në kundërshtim me ligjin, ka bërë që të degradohet natyra në Brezovicë, qendrën më të madhe të turizmit dimëror në Kosovë, në Komunën e Shtërpcës.
Të martën e 21 dhjetorit, ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq, është arrestuar mbi dyshimet se ka përfituar deri në 1 milion euro për lëshim të kundërligjshëm të lejeve të ndërtimit në Brezovicë, e cila bën pjesë në Parkun Kombëtar të Sharrit.
Sharri është parku i parë kombëtar i shpallur në Kosovë, në vitin 1986. Menaxhohet në bazë të Ligjit për Parkun Kombëtar Sharri, dhe të disa ligjeve mbështetëse, që kanë të bëjnë me mjedisin, natyrën dhe pyjet.
Ju sjellim disa fotografi nga Brezovica, të bëra me dron, gjatë këtij viti, të cilat shfaqin shkatërrimin e natyrës.
(Përgatiti: Trim Haliti)
3/12Prokurori i çështjes, Rasim Maloku, gjatë një konference për media, tha se Nikolliq dhe të arrestuarit e tjerë dyshohet se kanë marrë villa, vetura dhe dhurata të tjera në këmbim të lëshimit të lejeve për ndërtimin e villave dhe objekteve të tjera në Parkun Kombëtar të Maleve të Sharrit, ku gjendet edhe Brezovica.
Ndërtimi i vilave dhe i objekteve të tjera, shpesh pa leje apo në kundërshtim me ligjin, ka bërë që të degradohet natyra në Brezovicë, qendrën më të madhe të turizmit dimëror në Kosovë, në Komunën e Shtërpcës.
Të martën e 21 dhjetorit, ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq, është arrestuar mbi dyshimet se ka përfituar deri në 1 milion euro për lëshim të kundërligjshëm të lejeve të ndërtimit në Brezovicë, e cila bën pjesë në Parkun Kombëtar të Sharrit.
Sharri është parku i parë kombëtar i shpallur në Kosovë, në vitin 1986. Menaxhohet në bazë të Ligjit për Parkun Kombëtar Sharri, dhe të disa ligjeve mbështetëse, që kanë të bëjnë me mjedisin, natyrën dhe pyjet.
Ju sjellim disa fotografi nga Brezovica, të bëra me dron, gjatë këtij viti, të cilat shfaqin shkatërrimin e natyrës.
(Përgatiti: Trim Haliti)
4/12"Vetëm ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës dyshohet që ka marrë mbi një milion euro. Dyshohet se janë disa villa që janë përfituar si dhurata, vetura që janë marrë si dhurata për lëshimin e lejeve", tha Maloku.
Ndërtimi i vilave dhe i objekteve të tjera, shpesh pa leje apo në kundërshtim me ligjin, ka bërë që të degradohet natyra në Brezovicë, qendrën më të madhe të turizmit dimëror në Kosovë, në Komunën e Shtërpcës.
Të martën e 21 dhjetorit, ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq, është arrestuar mbi dyshimet se ka përfituar deri në 1 milion euro për lëshim të kundërligjshëm të lejeve të ndërtimit në Brezovicë, e cila bën pjesë në Parkun Kombëtar të Sharrit.
Sharri është parku i parë kombëtar i shpallur në Kosovë, në vitin 1986. Menaxhohet në bazë të Ligjit për Parkun Kombëtar Sharri, dhe të disa ligjeve mbështetëse, që kanë të bëjnë me mjedisin, natyrën dhe pyjet.
Ju sjellim disa fotografi nga Brezovica, të bëra me dron, gjatë këtij viti, të cilat shfaqin shkatërrimin e natyrës.
(Përgatiti: Trim Haliti)
5/12Sipas Malokut, shumica e ndërtesave të ndërtuara janë ndërtuar kundërligjshëm.

6/12Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, tha se autoritetet do të sekuestrojnë përkohësisht të gjitha pronat, përfshirë edhe villat, nëse vërtetohet se ato janë ndërtuar pa leje.
Ndërtimi i vilave dhe i objekteve të tjera, shpesh pa leje apo në kundërshtim me ligjin, ka bërë që të degradohet natyra në Brezovicë, qendrën më të madhe të turizmit dimëror në Kosovë, në Komunën e Shtërpcës.
Të martën e 21 dhjetorit, ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq, është arrestuar mbi dyshimet se ka përfituar deri në 1 milion euro për lëshim të kundërligjshëm të lejeve të ndërtimit në Brezovicë, e cila bën pjesë në Parkun Kombëtar të Sharrit.
Sharri është parku i parë kombëtar i shpallur në Kosovë, në vitin 1986. Menaxhohet në bazë të Ligjit për Parkun Kombëtar Sharri, dhe të disa ligjeve mbështetëse, që kanë të bëjnë me mjedisin, natyrën dhe pyjet.
Ju sjellim disa fotografi nga Brezovica, të bëra me dron, gjatë këtij viti, të cilat shfaqin shkatërrimin e natyrës.
(Përgatiti: Trim Haliti)
7/12Shtërpca është njëra prej gjashtë komunave me shumicë serbe në jug të Lumit Ibër në Kosovë.
Ndërtimi i vilave dhe i objekteve të tjera, shpesh pa leje apo në kundërshtim me ligjin, ka bërë që të degradohet natyra në Brezovicë, qendrën më të madhe të turizmit dimëror në Kosovë, në Komunën e Shtërpcës.
Të martën e 21 dhjetorit, ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq, është arrestuar mbi dyshimet se ka përfituar deri në 1 milion euro për lëshim të kundërligjshëm të lejeve të ndërtimit në Brezovicë, e cila bën pjesë në Parkun Kombëtar të Sharrit.
Sharri është parku i parë kombëtar i shpallur në Kosovë, në vitin 1986. Menaxhohet në bazë të Ligjit për Parkun Kombëtar Sharri, dhe të disa ligjeve mbështetëse, që kanë të bëjnë me mjedisin, natyrën dhe pyjet.
Ju sjellim disa fotografi nga Brezovica, të bëra me dron, gjatë këtij viti, të cilat shfaqin shkatërrimin e natyrës.
(Përgatiti: Trim Haliti)
8/12Në krye të komunës, që nga themelimi në vitin 2009 e deri në fund të nëntorit 2021, ishte Nikolliq, nga radhët e Listës Serbe. Kjo është partia kryesore e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Ndërtimi i vilave dhe i objekteve të tjera, shpesh pa leje apo në kundërshtim me ligjin, ka bërë që të degradohet natyra në Brezovicë, qendrën më të madhe të turizmit dimëror në Kosovë, në Komunën e Shtërpcës.
Të martën e 21 dhjetorit, ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq, është arrestuar mbi dyshimet se ka përfituar deri në 1 milion euro për lëshim të kundërligjshëm të lejeve të ndërtimit në Brezovicë, e cila bën pjesë në Parkun Kombëtar të Sharrit.
Sharri është parku i parë kombëtar i shpallur në Kosovë, në vitin 1986. Menaxhohet në bazë të Ligjit për Parkun Kombëtar Sharri, dhe të disa ligjeve mbështetëse, që kanë të bëjnë me mjedisin, natyrën dhe pyjet.
Ju sjellim disa fotografi nga Brezovica, të bëra me dron, gjatë këtij viti, të cilat shfaqin shkatërrimin e natyrës.
(Përgatiti: Trim Haliti)
9/12Ndaj arrestimeve reagoi Lista Serbe, e cila tha se e dënon "përdorimin e tepruar të forcës" dhe "aksionin brutal" që u krye në Komunën e Shtërpcës.
Ndërtimi i vilave dhe i objekteve të tjera, shpesh pa leje apo në kundërshtim me ligjin, ka bërë që të degradohet natyra në Brezovicë, qendrën më të madhe të turizmit dimëror në Kosovë, në Komunën e Shtërpcës.
Të martën e 21 dhjetorit, ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq, është arrestuar mbi dyshimet se ka përfituar deri në 1 milion euro për lëshim të kundërligjshëm të lejeve të ndërtimit në Brezovicë, e cila bën pjesë në Parkun Kombëtar të Sharrit.
Sharri është parku i parë kombëtar i shpallur në Kosovë, në vitin 1986. Menaxhohet në bazë të Ligjit për Parkun Kombëtar Sharri, dhe të disa ligjeve mbështetëse, që kanë të bëjnë me mjedisin, natyrën dhe pyjet.
Ju sjellim disa fotografi nga Brezovica, të bëra me dron, gjatë këtij viti, të cilat shfaqin shkatërrimin e natyrës.
(Përgatiti: Trim Haliti)
10/12Lidhur me arrestimet në Kosovë ka reaguar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka premtuar ndihmë juridike për të arrestuarit.
Ndërtimi i vilave dhe i objekteve të tjera, shpesh pa leje apo në kundërshtim me ligjin, ka bërë që të degradohet natyra në Brezovicë, qendrën më të madhe të turizmit dimëror në Kosovë, në Komunën e Shtërpcës.
Të martën e 21 dhjetorit, ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq, është arrestuar mbi dyshimet se ka përfituar deri në 1 milion euro për lëshim të kundërligjshëm të lejeve të ndërtimit në Brezovicë, e cila bën pjesë në Parkun Kombëtar të Sharrit.
Sharri është parku i parë kombëtar i shpallur në Kosovë, në vitin 1986. Menaxhohet në bazë të Ligjit për Parkun Kombëtar Sharri, dhe të disa ligjeve mbështetëse, që kanë të bëjnë me mjedisin, natyrën dhe pyjet.
Ju sjellim disa fotografi nga Brezovica, të bëra me dron, gjatë këtij viti, të cilat shfaqin shkatërrimin e natyrës.
(Përgatiti: Trim Haliti)
11/12Vuçiq tha se Prishtina “ka thënë që në fillim se kriminelët jetojnë në veri të Kosovës”, por shtoi se tani “duket se ka disa [edhe] në jug... Unë thjesht nuk e di se si ata [zyrtarët në Kosovë] nuk gjetën kriminelë më të rëndë gjatë rrugës, i gjejnë vetëm në mesin e serbëve”.
Ndërtimi i vilave dhe i objekteve të tjera, shpesh pa leje apo në kundërshtim me ligjin, ka bërë që të degradohet natyra në Brezovicë, qendrën më të madhe të turizmit dimëror në Kosovë, në Komunën e Shtërpcës.
Të martën e 21 dhjetorit, ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq, është arrestuar mbi dyshimet se ka përfituar deri në 1 milion euro për lëshim të kundërligjshëm të lejeve të ndërtimit në Brezovicë, e cila bën pjesë në Parkun Kombëtar të Sharrit.
Sharri është parku i parë kombëtar i shpallur në Kosovë, në vitin 1986. Menaxhohet në bazë të Ligjit për Parkun Kombëtar Sharri, dhe të disa ligjeve mbështetëse, që kanë të bëjnë me mjedisin, natyrën dhe pyjet.
Ju sjellim disa fotografi nga Brezovica, të bëra me dron, gjatë këtij viti, të cilat shfaqin shkatërrimin e natyrës.
(Përgatiti: Trim Haliti)
12/12Pos Nikolliqit, Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë së Shtetit, arrestoi edhe rreth dhjetë persona në Shtërpcë, mes të cilëve drejtorin e Urbanizimit dhe disa zyrtarë e pronarë ndërmarrjesh, bëri të ditur Prokuroria Themelore në Ferizaj. Ata dyshohen për veprat penale: marrje dhe dhënie e ryshfetit, si dhe keqpërdorim i pozitës zyrtare.