Ndërlidhjet

Raisi fiton zgjedhjet presidenciale në Iran


Ebrahim Raisi.
Ebrahim Raisi.

Zyrtarët zgjedhorë kanë njoftuar më 19 qershor se Ebrahim Raisi, kandidat i linjës së ashpër, ka fituar në zgjedhjet presidenciale të mbajtura një ditë më parë. Sipas zyrtarëve, ai ka fituar pothuajse 62 për qind të votave.

Në këto zgjedhje garuan katër kandidatë dhe pritej që Raisi, 60 vjeç, që është kreu i gjyqësorit në Iran, të fitonte. Ai është akuzuar nga grupet për të drejtat e njeriut për krime kundër njerëzimit, pasi kishte qenë pjesë e gjykimeve tre dekada më parë, ku ishin kryer ekzekutime të mijëra të burgosurve politikë.

Amnesty International ka reaguar ndaj raportimeve për fitoren e Raisit, duke përsëritur thirrjen për hetim mbi rolin e tij në përfshirjen e pretenduar në zhdukjen e njerëzve, tortura dhe vrasejn.

Zyrtarët thanë se dalja në zgjedhje e 18 qershorit ishte 48.8 për qind, që është dalja më e ulët në zgjedhjet presidenciale që prej Revolucionit Islamik më 1979.

Ebrahim Raisi: “Vrasësi” që mund të bëhet president i Iranit
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:06:02 0:00

Por, lideri suprem, Ajatollah Ali Khamenei, që ka fuqinë kryesore për çështjet politike dhe fetare të Iranit, tha se zgjedhjet ishin për të mposhtur "propagandën e armikut".

"Fituesi i madh i zgjedhjeve të djeshme është kombi iranian, i cili edhe një herë u ngrit ndaj propagandës së mediave mercenare të armikut dhe shfaqin prezencën e tij në zemrën e arenës politike të vendit2, tha ai.

Mesazhe urime për Raisin menjëherë pati edhe nga presidenti rus, Vladimir Putin, ai turk, Recep Tayyip Erdogan, presidenti irakain, Barham Salih, nga zëvendëspresidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Mohammed bin Rashed dhe nga princi i Kurorës së Abu Dabit, Mohammed Bin Zayed.

Të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale kishin 59 milionë qytetarë.

Dalja më e ulët në zgjedhje më herët ishte shënuar më 1993, ku kishin votuar 50.6 për qind e trupit votues.

Zgjedhjet presidenciale u mbajtën shumë kandidatë u diskualifikuan nga gara dhe vetëm shtatë u lejuan të marrin pjesë. Por, tre kandidatë u tërhoqën nga gara në ditën e fundit të fushatës.

Bankieri i Bankës Qendrore, Abdolnaser Hemmati, ishte kandidati i vetëm i moderuar që mori pjesë në garën zgjedhore, pasi në ditën e fundit të fushatës, kandidatët e tjetër të moderuar u tërhoqën nga gara. Më 19 qershor, ai përmes një postimi në Twitter, uroi Raisin për fitoren në zgjedhje.

“Urime për presidentin e Republikës Islamike të Iranit, Ajatollah Raisi. Shpresoj që qeveria e 13-të do të sjellë lavdi për Iranin, do të përmirësojë jetesën dhe mirëqenien e kombit të madh të Iranit”, tha ai.

Shumë rivalë potencialë u ndaluan që të marrin pjesë në zgjedhje nga Këshilli i Gardianëve, që mbikëqyret nga lideri suprem, Ajatollah Ali Khamenei.

Lideri suprem, Ajatollah Ali Khamenei duke votuar në zgjedhjet presidenciale.
Lideri suprem, Ajatollah Ali Khamenei duke votuar në zgjedhjet presidenciale.

Presidenti i deritanishëm i Iranit, Hassan Rohani, i cili nuk kishte të drejtë të garonte për një mandat të tretë, ka sugjeruar se nuk do të ketë nevojë për raund të balotazhit.

“I uroj qytetarët për zgjedhjen e tyre”, tha Rohani.

Edhe dy kandidatët e tjerë të linjës së ashpër, Rezai dhe Amirhossein Ghazizadeh-Hashemi, po ashtu kanë uruar Raisin për fitoren në zgjedhje.

Raisi, ka qenë një nga gjyqtarët më 1988, që ka mbikëqyrur një seri të gjykimeve të shpejta, ku mijëra të dënuar politikë u dënuan me vdekje dhe u ekzekutuan.

Organizatat e të drejtave të njeriut e shohin atë fajtor për krime kundër njerëzimit dhe Raisi është pjesë e sanksioneve të SHBA-së.

Analistët kanë sugjeruar se një fitore për Raisin do të sinjalizonte rritjen e linjës së ashpër kundër Perëndimit, që do të shkonte në dëm të pragmatistëve, siç është Rohani, i cili ka qenë arkitekti kryesor i marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, ku kufizohet programi bërthamor i Teheranit, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Si Teherani po ashtu edhe Uashingtoni kanë thënë se duan ta ringjallin marrëveshjen, nga e cila, më 2018, u tërhoq SHBA-ja. Bisedimet për ringjalljen e marrëveshjes rinisën në muajin prill.

Raisi ka sugjeruar se ai është në favor të vazhdimit të këtyre bisedimeve.

Por, lideri suprem, Khamenei ka thënë se ai dëshiron “veprime dhe jo premtime” nga pesë fuqitë botërore, nënshkruese të marrëveshjes. Teherani ka nisur të shkelë kushtet e marrëveshjes, duke rritur prodhimin e pasurimit të uraniumit në nivele të larta të pastërtisë.

Ndërkaq, si pasojë e sanksioneve ekonomike të SHBA-së, inflacioni në Iran është pothuajse 40 për qind dhe shkalla e papunësisë është 11 për qind.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG