Ndërlidhjet

Të paktën 13 viktima nga sulmi me raketa ruse në qendrën tregtare në Ukrainë


Një sulm me raketë goditi një qendër tregtare në qytetin qendror të Ukrainës, Kremenchuk, shkaktoi të paktën 10 viktima dhe 40 të plagosur. 27 qershor, 2022.
Një sulm me raketë goditi një qendër tregtare në qytetin qendror të Ukrainës, Kremenchuk, shkaktoi të paktën 10 viktima dhe 40 të plagosur. 27 qershor, 2022.

Një sulm me raketa ruse që goditi një qendër tregtare të mbushur me njerëz në qytetin qendror të Ukrainës, Kremenchuk, ka shkaktuar të paktën 13 viktima dhe ka plagosur 40 të tjerë.

Sulmi u dënua menjëherë nga presidenti Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë të lartë ukrainas.

Guvernatori rajonal Dmytro Lunyn tha se të paktën 13 njerëz vdiqën në sulm, ndërsa operacionet e shpëtimit vazhdojnë.

Pamjet e shpërndara nga vendi i ngjarjes tregojnë se ndërtesa është djegur plotësisht, ndërkohë që kryetari i bashkisë së qytetit, Vitaliy Meletskiy, me anë të një postimi në Facebook ka shkruar se raketa ka goditur ndërkohë që qendra ishte e mbushur me njerëz.

"Sulmi me raketa në Kremenchuk erdhi në një vend të mbushur me njerëz, i cili është 100% i parëndësishëm për luftimet. Ka të vdekur dhe të plagosur," shkroi Maletsky në faqen e tij në Facebook.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se raketa kishte goditur një qendër tregtare dhe publikoi një video të vendngjarjes në Telegramin e tij.

“Okupatorët kanë goditur një qendër tregtare me mbi një mijë civilë brenda. Qendra tregtare nuk përbënte asnjë rrezik për ushtrinë ruse dhe nuk përbënte asnjë vlerë strategjike për ata. Qendra është duke u djegur dhe ekipet e shpëtimit po përpiqen ta shuajnë zjarrin. Numri i viktimave është i pamundur të imagjinohet. Nga pafuqia, Rusia vazhdon të godasë njerëzit e zakonshëm. Është e kotë të presësh të jenë e arsyeshëm apo njerëzorë”, shkroi presidenti ukrainas.

Më herët, kreu ushtarak i Poltavas, Dmitry Lunin tha se trupat ruse qëlluan mbi Kremenchuk. Shpërthime u dëgjuan edhe në Poltava, por aty nuk ka informacione për goditje me raketa.

Më 18 qershor, tetë raketa u qëlluan në Kremenchuk. Askush nuk u lëndua nga bombardimet.

XS
SM
MD
LG