Ndërlidhjet

Shtatë viktima dhe mbi 170 raste me koronavirus në Kosovë


Klinika Infektive në Prishtinë
Klinika Infektive në Prishtinë

Shtatë viktima nga koronavirusi u konfirmuan të martën në Kosovë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Në raportin e saj ditor bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 173 raste të të infektuarve.

Rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 5,095 mostrave.

Bazuar në testet e kryera i bie që pozitiviteti i rasteve të jetë 3.39 për qind.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 1,434 pacientë nga koronavirusi.

Aktualisht, raste aktive janë 7,635.

Deri të martën, në Kosovë janë dhënë mbi 1.1 milion vaksina, ndërsa mbi 453,000 qytetarë janë vaksinuar plotësisht.

Video:

Rritet interesimi i të rinjve për t’u vaksinuar
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:58 0:00

XS
SM
MD
LG