Ndërlidhjet

Raportohet për një tjetër rast dhunimi në Kosovë


Ilustrim.

Policia e Kosovës ka raportuar se të mërkurën, më 19 maj ka arrestuar dy persona të dyshuar për kryerje të veprës penale “dhunim” të një vajze në moshë të mitur, në qytetin e Mitrovicës.

Sipas një komunikate të Policisë, rasti i dhunimit është raportuar më 18 maj.

Aty është thënë edhe se me vendim të prokurorit viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjekësor.

Më 19 maj, dhjetëra nxënës dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar siguri më të madhe për vajzat në shkolla.

Protestuesit kanë kërkuar futjen e lëndës së Edukatës seksuale në planprogramin arsimor, ambiente të sigurta për nxënësit, dhe angazhimin e punëtorëve socialë dhe të psikologëve në shkolla.

Javën e kaluar, mediat lokale në Kosovë kanë shpërndarë një video ku pretendohet për ngacmim seksual të një të miture nga tre fëmijë, në oborrin e shkollës “Faik Konica” në Prishtinë.

Drejtoria e kësaj shkolle, përmes një komunikate për media, ka thënë se që nga pranimi i videos (më 24 prill), nga burime të paidentifikuara, për rastin në fjalë ka ndërmarrë të gjitha masat si brenda edhe jashtë shkollës, duke njoftuar prindërit e të dy palëve, Policinë e komunitetit, Qendrën për Punë Sociale dhe organe të tjera kompetente, dhe të gjithë personat që kanë mundur të preken në mënyrë indirekte nga rasti.

Koalicioni për Mbrojtjen e Fëmijë (KOMF), i ka bërë thirrje Qendrës për Punë Sociale që me prioritet të ofrojë shërbime për mbrojtjen dhe rehabilitimin për fëmijën dhe të ndërmerren të gjitha shërbimet e nevojshme për fëmijët e tjerë.

XS
SM
MD
LG