Lajme

Raportohet për shpërthime në Kiev teksa Moska thotë se rrëzoi një dron

Banorët e Kievit duke u strehuar nëpër metro, pas lëshimit të alarmit për sulme. Fotografi nga arkivi.

Autoritetet në Kiev i kanë lëshuar të premten alarmet dhe u kanë bërë thirrje banorëve të strehohen në vende të sigurta, pas shpërthimeve që janë dëgjuar mbi këtë qytet.

Ushtria ukrainase ka thënë se Rusia i ka nisur sulmet me raketa hipersonke në rajonin e Kievit, përfshirë ato Kh-47 Kinzhal.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko ka thënë se disa pjesë të raketave të rrëzuara, kanë rënë në territorin e një spitali për fëmijë, por nuk ka raportime për të plagosur.

Në të njëjtën ditë, Rusia ka thënë se e ka rrëzuar një dron në perëndim të Moskës, pas raportimeve se dy aeroporte janë mbyllur përkohësisht në kryeqytetin rus, për shkak të një fluturimi të dyshimtë me dron.

Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin e ka konfirmuar rastin dhe ka thënë se mbetjet e dronit kanë rënë në veriperëndim të qytetit, por nuk ka shkaktuar dëme.

Për këto sulme raportohet teksa administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, i ka kërkuar Kongresit që të miratojë ndihmë shtesë – ushtarake dhe humanitare - për Ukrainën, në vlerë të 20 miliardë dollarëve.

Në përditësimin e fundit të ushtrisë ukrainase, më 11 gusht, Shtabi i Përgjithshëm ka thënë se forcat ruse kanë kryer “sulme të pasuksesshme” në zonat e Kupjanskut dhe Bahmutit.

Në njoftim është thënë se forcat ukrainase janë duke e vazhduar kundërofensivën në Melitopol dhe Berdjansk, në jug.

Në front: Përparime të vogla në kundërofensivën e Ukrainës

Ushtarët ukrainas qëllojnë me një obus vetëlëvizës drejt pozicioneve ruse në vijën e frontit në rajonin e Donjeckut, më 9 gusht.

Pas muajsh përgatitjesh dhe rifurnizimi -- me deri në nëntë brigada të blinduara të sapoformuara, të trajnuara nga NATO -- kundërofensiva e Ukrainës për të thyer mbrojtjen e shumëfishtë të Rusisë po shkon ngadalë.
1/11 Ushtarët ukrainas qëllojnë me një obus vetëlëvizës drejt pozicioneve ruse në vijën e frontit në rajonin e Donjeckut, më 9 gusht.

Pas muajsh përgatitjesh dhe rifurnizimi -- me deri në nëntë brigada të blinduara të sapoformuara, të trajnuara nga NATO -- kundërofensiva e Ukrainës për të thyer mbrojtjen e shumëfishtë të Rusisë po shkon ngadalë.
Forcat e Kievit vazhdojnë luftën e tyre për të thyer mbrojtjen e shumëfishtë të Rusisë në rajonin e Donjeckut të Ukrainës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Një ushtar ukrainas i mbrojtjes ajrore duke shikuar drejt qiellit për dronë rusë.

Përmasat dhe kompleksiteti i mbrojtjes ruse në të gjithë Ukrainën jugore dhe lindore janë dëshmuar të frikshme.
2/11 Një ushtar ukrainas i mbrojtjes ajrore duke shikuar drejt qiellit për dronë rusë.

Përmasat dhe kompleksiteti i mbrojtjes ruse në të gjithë Ukrainën jugore dhe lindore janë dëshmuar të frikshme.
Forcat e Kievit vazhdojnë luftën e tyre për të thyer mbrojtjen e shumëfishtë të Rusisë në rajonin e Donjeckut të Ukrainës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Ushtarët ukrainas duke pritur brenda një obusi vetëlëvizës.
3/11 Ushtarët ukrainas duke pritur brenda një obusi vetëlëvizës.
Forcat e Kievit vazhdojnë luftën e tyre për të thyer mbrojtjen e shumëfishtë të Rusisë në rajonin e Donjeckut të Ukrainës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Një njësi e kamufluar e mbrojtjes ajrore ukrainase e fshehur mes pemëve.

4/11 Një njësi e kamufluar e mbrojtjes ajrore ukrainase e fshehur mes pemëve.

Forcat e Kievit vazhdojnë luftën e tyre për të thyer mbrojtjen e shumëfishtë të Rusisë në rajonin e Donjeckut të Ukrainës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Një pamje e qytetit të shkatërruar ukrainas të Nju Jorkut, i cili shtrihet rreth 35 kilometra në veri të  Donjeckut të kontrolluar nga Rusia.

Trupat e Kievit morën një sërë fshatrash në jug të Velika Novosilkas dhe pushtuan tokat rreth Bahmutit, si në veri të qytetit ashtu edhe në jug të tij, pranë fshatit Klishçijivka.
5/11 Një pamje e qytetit të shkatërruar ukrainas të Nju Jorkut, i cili shtrihet rreth 35 kilometra në veri të  Donjeckut të kontrolluar nga Rusia.

Trupat e Kievit morën një sërë fshatrash në jug të Velika Novosilkas dhe pushtuan tokat rreth Bahmutit, si në veri të qytetit ashtu edhe në jug të tij, pranë fshatit Klishçijivka.
Forcat e Kievit vazhdojnë luftën e tyre për të thyer mbrojtjen e shumëfishtë të Rusisë në rajonin e Donjeckut të Ukrainës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Një obus vetëlëvizës ukrainas M109 duke lëvizur nëpër tokat bujqësore në rajonin e Donjeckut, më 7 gusht.

Në rajonin e Zaporizhjas, forcat e Kievit u përplasën me atë që ekspertët e përshkruan si një mulli mishi i fortifikimeve ruse -- shumë llogore, fusha të minuara, tela me gjemba, mbrojtje kundër tankeve, kuti pilulash -- që i detyruan njësitë ukrainase të mblidhen në rripa të ngushtë toke ku u ndëshkuan nga artileria ruse.
6/11 Një obus vetëlëvizës ukrainas M109 duke lëvizur nëpër tokat bujqësore në rajonin e Donjeckut, më 7 gusht.

Në rajonin e Zaporizhjas, forcat e Kievit u përplasën me atë që ekspertët e përshkruan si një mulli mishi i fortifikimeve ruse -- shumë llogore, fusha të minuara, tela me gjemba, mbrojtje kundër tankeve, kuti pilulash -- që i detyruan njësitë ukrainase të mblidhen në rripa të ngushtë toke ku u ndëshkuan nga artileria ruse.
Forcat e Kievit vazhdojnë luftën e tyre për të thyer mbrojtjen e shumëfishtë të Rusisë në rajonin e Donjeckut të Ukrainës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Ushtarët ukrainas ngarkojnë predha 155 milimetërshe në një obus vetëlëvizës M109.

Mbrojtjet janë quajtur "Linjat e Surovikinit", të quajtur sipas gjeneralit rus Sergei Surovikin, i cili komandoi shkurtimisht forcat e Moskës që pushtuan Ukrainën derisa u ul në detyrë në janar.
7/11 Ushtarët ukrainas ngarkojnë predha 155 milimetërshe në një obus vetëlëvizës M109.

Mbrojtjet janë quajtur "Linjat e Surovikinit", të quajtur sipas gjeneralit rus Sergei Surovikin, i cili komandoi shkurtimisht forcat e Moskës që pushtuan Ukrainën derisa u ul në detyrë në janar.
Forcat e Kievit vazhdojnë luftën e tyre për të thyer mbrojtjen e shumëfishtë të Rusisë në rajonin e Donjeckut të Ukrainës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Shfaq më shumë Shfaq më pak

Ushtarët ukrainas duke qëlluar me një obus vetëlëvizës M109 drejt pozicioneve ruse.

Në një fjalim në Uashington më 30 qershor, kryetari i shefave të përbashkët të shtabit të SHBA-së mbrojti përparimin e Ukrainës. "Që po ecën më ngadalë nga sa parashikonin njerëzit, nuk më befason aspak", tha gjenerali Mark Milley.

8/11

Një ushtar ukrainas përgatitet të gjuajë me mortaja drejt pozicioneve ruse pranë Bahmutit më 7 gusht.

9/11 Një ushtar ukrainas përgatitet të gjuajë me mortaja drejt pozicioneve ruse pranë Bahmutit më 7 gusht.

Forcat e Kievit vazhdojnë luftën e tyre për të thyer mbrojtjen e shumëfishtë të Rusisë në rajonin e Donjeckut të Ukrainës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Shfaq më shumë Shfaq më pak
"Do të jetë shumë e vështirë, shumë e gjatë dhe do të jetë shumë-shumë e përgjakshme dhe askush nuk duhet të ketë iluzione për këtë", tha Milley.
10/11 "Do të jetë shumë e vështirë, shumë e gjatë dhe do të jetë shumë-shumë e përgjakshme dhe askush nuk duhet të ketë iluzione për këtë", tha Milley.
Forcat e Kievit vazhdojnë luftën e tyre për të thyer mbrojtjen e shumëfishtë të Rusisë në rajonin e Donjeckut të Ukrainës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Tymi ngrihet mbi një fushë të mbjellë me luledielli në vijën e frontit më 9 gusht.
11/11 Tymi ngrihet mbi një fushë të mbjellë me luledielli në vijën e frontit më 9 gusht.
Forcat e Kievit vazhdojnë luftën e tyre për të thyer mbrojtjen e shumëfishtë të Rusisë në rajonin e Donjeckut të Ukrainës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Previous slide
Next slide

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

XS
SM
MD
LG