Ndërlidhjet

Kosova regjistron një viktimë dhe 101 raste të reja me koronavirus


Procesi i testimit për koronavirus. Fotografi nga arkivi.
Procesi i testimit për koronavirus. Fotografi nga arkivi.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të hënën, më 21 shkurt, është regjistruar një viktimë dhe 101 raste të reja me koronavirus.

Rastet pozitive kanë dalë pas testimit të 1,595 mostrave.

Shkalla e pozitivitetit nga mostrat e marra është 6.33 për qind.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe se 758 persona janë shëruar derisa 3,883 persona janë ende aktivë në koronavirus.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në mars të vitit të kaluar.

Prej atëherë janë dhënë mbi 1.8 milion doza të vaksinës.

Deri më tani, me dy doza të vaksinës janë imunizuar 813,185 persona apo 45 për qind e popullsisë.

Doza përforcuese e vaksinës mund të merret pas tre muajve të marrjes së dozës së dytë.

XS
SM
MD
LG