Ndërlidhjet

Kosova regjistron pesë raste të reja me koronavirus


Ilustrim.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të hënën pesë raste të infektimit me koronavirus pas testimit të 1,050 mostrave.

Përgjatë 24 orëve të fundit, nuk është regjistruar asnjë viktimë.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 12 korrik janë shëruar gjashtë pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 132.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,859 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,264 kanë vdekur.

Në Kosovë tashmë ka nisur programi i vaksinimit masiv kundër koronavirusit.

Në këtë vend ka vaksina të prodhuesve Pfizer/BioNTech dhe AstraZeenca.

Në 24 orët e fundit ndonjërën nga këto vaksina kanë marrë 6,361 persona.

Numri i personave të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave ka shkuar në 67,578, ndërsa shifra totale e vaksinave të dhëna është 260,955.

XS
SM
MD
LG