Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të enjten dy viktima me koronavirus.
Viktimat janë nga Suhareka dhe Vitia.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 1,009 raste të infektimit, pas testimit të 6,784 mostrave.
Pjesa më e madhe e të infektuarve janë të moshave nga 20 deri në 29 vjeç, përkatësisht, 269 persona.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se më 12 gusht janë shëruar 82 pacientë nga sëmundja COVID-19, derisa raste aktive janë 4,414.
Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 112,653 pacientë me këtë virus.
Prej tyre 2,276 kanë vdekur.
Në Kosovë tashmë ka nisur programi i vaksinimit masiv kundër koronavirusit.
Në këtë vend ka vaksina të prodhuesve Pfizer/BioNTech dhe AstraZeenca.
Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 17,986 persona.
Të vaksinuar me të dyja dozat janë 183,240 persona, derisa sipas autoriteteve 539,752 vaksina janë dhënë në total në Kosovë.