Ndërlidhjet

Tetë viktima dhe 2,279 raste me koronavirus në Kosovë


Dy punëtorë shëndetësorë në një tendë për ofrim të ndihmës për personat që dyshohet se janë infektuar me koronavirus.
Dy punëtorë shëndetësorë në një tendë për ofrim të ndihmës për personat që dyshohet se janë infektuar me koronavirus.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të shtunën tetë viktima me koronavirus.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 2,279 raste të infektimit, pas testimit të 12,666 mostrave.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se më 21 gusht janë shëruar 325 pacientë nga sëmundja COVID-19, derisa raste aktive janë 18,287.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 125,000 pacientë me këtë virus.

Prej tyre mbi 2,300 kanë vdekur.

Në Kosovë tashmë ka nisur programi i vaksinimit masiv kundër koronavirusit.

Në këtë vend ka vaksina të prodhuesve Pfizer/BioNTech dhe AstraZeenca.

Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 22,486 persona.

Të vaksinuar me të dyja dozat janë 234,731 persona, derisa sipas autoriteteve 687,553 vaksina janë dhënë në total në Kosovë.

Kosovë: 26 pacientë në gjendje të rëndë nëpër spitale

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka thënë të shtunën se në spitalet e përgjithshme në Kosovë, si dhe në klinikat për trajtim të koronavirusit, janë të shtrirë 757 pacientë, prej tyre 653 me koronavirus.

Sipas SHSKUK-së, 26 pacientë janë në gjendje të rëndë dhe 610 po trajtohen me oksigjenorapi.

Nga 20 gushti, në Kosovë kanë nisur së zbatuari masat e reja për luftim të pandemisë.

Ahengjet dhe dasmat janë anuluar, është zvogëluar orari i bizneseve të gastronomisë, si dhe është shtuar kërkesa për dëshmi të vaksinimit për të fituar qasje në një mori aktivitetesh.

XS
SM
MD
LG