Ndërlidhjet

Kosova regjistron 18 raste të reja me koronavirus


Një infermiere duke punuar në një dhomë të kujdesit intensiv në Klinikën Infektive në Prishtinë.
Një infermiere duke punuar në një dhomë të kujdesit intensiv në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të enjten janë regjistruar 18 raste me koronavirus, pas testimit të 2.198 mostrave.

Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Autoritetet shëndetësore kanë thënë se më 21 tetor, 23 persona janë shëruar derisa 510 persona janë ende aktivë në koronavirus.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 160.000 raste të infektimit.

Prej tyre 2.974 persona kanë vdekur.

Prej nisjes së fushatës së vaksinimit 686.238 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi derisa 833.695 persona kanë marrë dozën e parë.

Deri më 21 tetor në orën 15:00 është vaksinuar plotësisht 38.1 për qind e popullsisë së përgjithshme.

XS
SM
MD
LG