Ndërlidhjet

Kosova regjistron tetë viktima me koronavirus


Një mjek duke punuar në repartin për kujdes intensiv në Klinkën Infektive në Prishtinë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të martën janë regjistruar tetë viktima me koronavirus.

Sipas Ministrisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 68 persona të infektuar me këtë virus, pas testimit të 4.320 mostrave.

Këto shifra nënkuptojnë se 1.5 për qind e personave të testuar kanë rezultuar pozitivë.

Sipas autoriteteve 323 persona janë shëruar derisa mbi 3.342 persona janë ende aktivë në koronavirus.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 159.000 raste të infektimit.

Prej tyre 2.947 persona kanë vdekur.

Prej nisjes së fushatës së vaksinimit 513.544 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi derisa 785.938 persona kanë marrë dozën e parë.

Deri më 28 shtator në orën 15:00 është vaksinuar plotësisht 28.5 për qind e popullsisë së përgjithshme.

XS
SM
MD
LG