Ndërlidhjet

Osmani: Mirëpresim sanksionet e SHBA-së ndaj krimit të organizuar


Vjosa Osmani, presidente e Kosovës. Fotografi nga arkivi.
Vjosa Osmani, presidente e Kosovës. Fotografi nga arkivi.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar më 8 dhjetor, pasi që Millan Radoiçiq, Zvonko Vesellinoviq dhe 11 persona të tjerë - të gjithë serbë nga Kosova - janë vënë në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së më 8 dhjetor.

Osmani shkroi në Twitter, duke thënë se i mirëpret sanksionet e SHBA-së ndaj Veselinoviqit dhe grupit të tij transicional për krim të organizuar nga veriu i Kosovës.

“Institucionet e Kosovës janë krejtësisht të përkushtuara ndaj sundimit të ligjit dhe do të bashkëpunojnë me SHBA-në për të garantuar që rajoni unë nuk do të bëhet parajsë për grupe të këtilla kriminale” , shkroi mes tjerash presidentja Osmani.

Departamenti i Thesarit i SHBA-së ka vënë në listën e sanksioneve, nënkryetarin e Listës Serbe, ndryshe partisë kryesore serbë në Kosovë, MIllan Radoiçiq, biznesmenin nga veriu i Kosovës, Zvonko Veselinoviq, vëllain e tij, Zharkon dhe 10 persona të tjerë të lidhur me ta.

Me futjen e tyre në listë të sanksioneve, prona e tyre kryesisht bllokohet dhe qytetarëve amerikanë u ndalohet të bashkëpunojnë me ta.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se “këto sanksione shënjestrojnë autorët e korrupsionit, në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv 13818”, i cili bazohet në Aktin Global të Përgjegjshmërisë për të Drejtat e Njeriut, i njohur si Akti Magnitsky.

XS
SM
MD
LG