Ndërlidhjet

Sulmohen dy anije në Detin e Kuq


Një cisternë e sulmuar nga rebelët Huthi në fund të gushtit.
Një cisternë e sulmuar nga rebelët Huthi në fund të gushtit.

Dy anije dyshohet se janë sulmuar nga rebelët jemenas, Huthi, në Detin e Kuq, thanë autoritetet. Anijet u sulmuan afër vendit ku ekipet po tentojnë të shpëtojnë një cisternë të mbushur me naftë, e cila ende është e përfshirë nga flakët, pasi u sulmua nga rebelët jemenas në gusht.

Sulmet besohet se janë të fundit në fushatën e rebelëve që mbështeten nga Irani, e që kanë penguar kalimin e mallrave – në vlerë prej 1 trilion dollarësh – përmes Detit të Kuq.

Rebelët Huthi po kryejnë sulme ndaj anijeve për shkak të luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë. Sulmet e rebelëve po ashtu kanë penguar dërgesat e ndihmës për Sudanin dhe Jemenin, shtete të përfshira në konflikt.

Ndërkaq, përpjekjet për të shpëtuar cisternën me naftë të përfshirë nga zjarri ende po vazhdojnë, teksa ka shqetësime se djegia e saj mund të shkaktojë katastrofë ekologjike, pasi në bordin e cisternës janë 1 milion fuçi me naftë të papërpunuar.

Në sulmin e së hënës, dy predha goditën një anije, teksa një shpërthim ndodhi pranë anijes, tha ushtria britanike.

“Nuk ka viktima në bord dhe anija po vazhdon rrugën drejt portit”, tha ushtria britanike.

Po të hënën, ushtria britanike raportoi për një sulm të dytë nga rebelët Huthi. Një dron goditi një anije mallrash, por nuk u raportua për dëme apo të lënduar. Sulmi ndodhi vetëm disa kilometra larg nga vendi ku ndodhi sulmi ndaj cisternës së naftës, Blue Lagoon.

Rebelët Huthi nuk kanë marrë menjëherë përgjegjësinë për këto sulme. Ata kanë shlënjestruar më shumë se 80 anije me raketa dhe dronë që kur ka nisur lufta në Gazë tetorin e vitit të kaluar. Rebelët jemenas po ashtu kanë fundosur dy anije dhe kanë vrarë katër detarë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG