Kalimi i kufirit pa dokumente shtesë
Më 1 shtator, qytetarë të Kosovës dhe ata të Serbisë, nisën kalimin e kufirit midis dy shteteve me kartat e identifikimit të shteteve të tyre përkatëse. Pas 11 vjetësh, Serbia nga 1 shtatori nuk do t’i pajisë në kufi shtetasit e Kosovës me dokumentin për hyrje/dalje, që zhvlerësonte dokumentet e Kosovës. As Kosova nuk do të lëshojë një dokument të tillë. Palët arritën këtë marrëveshje më 27 gusht, pas ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.
![Makinat nga Kosova në pjesën e Serbisë, në pikëkakimin kufitar në Merdarë. Nga 1 shtatori, shtetasit e Kosovës dhe Serbisë nuk do të pajisen më me dokumente për hyrje/dalje. ](https://gdb.rferl.org/01320000-0aff-0242-3573-08da8bdf6e0e_w1024_q10_s.jpg)
1
Makinat nga Kosova në pjesën e Serbisë, në pikëkakimin kufitar në Merdarë. Nga 1 shtatori, shtetasit e Kosovës dhe Serbisë nuk do të pajisen më me dokumente për hyrje/dalje.
![Në veri të Kosovës, në pikëkalimin kufitar të Jarinjës po zbatohet marrëveshja e arritur më 27 gusht për heqjen dorë nga lëshimi i dokumenteve për hyrje/dalje.](https://gdb.rferl.org/08790000-0a00-0242-325b-08da8bd7693a_w1024_q10_s.jpg)
2
Në veri të Kosovës, në pikëkalimin kufitar të Jarinjës po zbatohet marrëveshja e arritur më 27 gusht për heqjen dorë nga lëshimi i dokumenteve për hyrje/dalje.
![Në pikëkalimin kufitar në Merdarë, në mëngjesin e 1 shtatorit janë parë kolona të makinave duke pritur për të hyrë në territorin e Serbisë. ](https://gdb.rferl.org/08790000-0a00-0242-1eac-08da8bd70777_w1024_q10_s.jpg)
3
Në pikëkalimin kufitar në Merdarë, në mëngjesin e 1 shtatorit janë parë kolona të makinave duke pritur për të hyrë në territorin e Serbisë.
![Në Merdarë, në pjesën e Serbisë, qytetarët nga Kosova kanë prezantuar vetëm letërnjoftimin e Kosovës. ](https://gdb.rferl.org/01320000-0aff-0242-4c85-08da8bdf6d55_w1024_q10_s.jpg)
4
Në Merdarë, në pjesën e Serbisë, qytetarët nga Kosova kanë prezantuar vetëm letërnjoftimin e Kosovës.