Ndërlidhjet

Rezistenca e Katalonisë, përpjekjet për pavarësi


Dhunë e përleshje në Kataloni
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:38 0:00

Dhunë e përleshje në Kataloni

Policia spanjolle po përballet me votuesit në Kataloni dhe ka sekuestruar kutitë e fletëvotimeve në qendra, për të penguar referendumin për pavarësi, që autoritetet në Madrid e quajtën “të paligjshëm” dhe u zotuan se do ta bllokojnë.

Zyrtarët e shërbimeve të emergjencës në rajon kanë thënë se 337 persona u lënduan gjatë përleshjeve me policinë. Gazeta “El Periodico”, njoftoi se policia gjuajti me plumba gome në një lokacion qendror të Barcelonës, pasi kishte shpërthyer dhuna.

Zyrtarët kanë njoftuar se nuk kishte lëndime serioze.

Një zëdhënës në Qeverinë e Katalonisë, tha se rreth ¾ e rreth 2.300 qendrave të votimin ishin të hapura, ndonëse një zyrtar i Qeverisë spanjolle tha se më shumë se gjysma ishin mbyllur nga policia.

Në përpjekje për të lehtësuar procesin e votimit, zyrtarët e Qeverisë thanë se votuesit mund të shtypin fletëvotimet e tyre në shtëpi dhe t’i hedhin ato në çdo vendvotim që policia nuk ka arritur të mbyllë.

Zëdhënësi i Qeverisë së Katalonisë, Jordi Turull, u kërkoi njerëzve të vazhdojnë të votojnë “edhe pse ata janë dëshmitarë të pamjeve që kanë mundur t’i shohin vetëm në epokën e televizorit bardh e zi”.

“Mbrojtja e demokracisë gjithmonë do të jetë e vlefshme, dorëzimi i shtetit nuk ia vlen”, deklaroi Turull.

Mbështetësit e referendumit kanë mbërritur në shkolla, duke luajtur lojëra me fëmijët e tyre, disa duke fjetur aty, në përpjekje për t’i mbajtur vendet e votimit të hapura derisa të fillonin zgjedhjet. Ata u udhëzuan që në mënyrë paqësore t’i rezistojnë çdo përpjekjeje të policisë për të ndaluar votimin.

Referendumi i propozuar ka ngritur tensionet në rajonin e Katalonisë dhe në të gjithë pjesën tjetër të Spanjës, që kur presidenti i Katalonisë, Carles Puigdemont, kishte deklaruar se “gjithçka ishte gati” për votim.

Puigdemont hodhi votën e tij në Cornella del Terri në provincën e Gironas, vend ky tjetër ku ai kishte planifikuar të votonte. Policia kishte hyrë ne vendvotim duke thyer xhamat, në kohën kur ai kishte njoftuar se do të votonte.

Në kundërshtim me autoritetet qendrore, qeveria rajonale përgatiti fshehurazi vendvotime, organizoi qendrat e votimit dhe bëri përgatitjet për referendum.

Puigdemont kishte thënë se Qeveria mund të shpallte brenda 48 orëve pavarësinë, nëse Katalonia fiton shumicën e votave për “po”.

Ministri i Jashtëm spanjoll, Alfonso Dastis, të shtunën tha se referendumi ishte jokushtetues dhe se referendumet janë bërë “ instrument i zgjedhjes së diktatorëve” dhe janë në kundërshtim me “qëllimet dhe idealet” e Bashkimit Evropian”.

Ajo që ata po shtyjnë para, nuk është demokraci. Është tallje me demokracinë”, tha Dastis për “Associated Press”.

Rreth 5.3 milionë njerëz kanë të drejtë vote, por shumë prej tyre kundërshtojnë pavarësinë duke thënë se nuk do të marrin pjesë në referendum.

Sondazhet tregojnë se një pakicë prej rreth 40 për qind e numrit të përgjithshëm prej 7.5 milionë banorëve në Katalon, e mbështesin pavarësinë.

Përgatiti: Linda Gjokaj

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG