Riparim rrugësh dhe qetësi e çuditshme në Rusi pas rebelimit të Wagnerit
Fotografitë më të fundit nga Rusia shfaqin një nxitim për të shlyer të gjitha gjurmët e ngjarjeve të trazuara të 24 qershorit, dhe një kthim të shpejtë në atë që duket si normalitet. (Përgatiti: Trim Haliti)

1
Një polic duke patrulluar Sheshin e Kuq bosh, më 25 qershor. Qendra e Moskës mbetet e mbyllur, dy ditë pas një kryengritjeje të armatosur, gjatë së cilës trupat e rebeluara ndodheshin vetëm dy orë rrugë larg Moskës, më 24 qershor.

2
Punonjësit duke riparuar një rrugë në Rostov-on-Don, më 25 qershor.
Rrugët në qytetin jugor rus janë dëmtuar nga tanket, pasi udhëheqësi i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, udhëhoqi një rebelim të armatosur më 24 qershor, që mori në kontroll shtabin ushtarak në Rostov-on-Don.

3
Një burrë i veshur me një bluzë me emblemën e grupit rus, Wagner, duke ecur në Moskë, më 25 qershor.
Pas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga udhëheqësi autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, Prigozhini ndërpreu rebelimin e tij më 24 qershor, teksa një kolonë e gjatë e luftëtarëve dhe automjeteve ushtarake të Wagnerit po i afrohej Moskës.

4
Shtabi i grupit Wagner, në Shën Petersburg, më 25 qershor. Ndërtesa raportohet të jetë e mbyllur dhe po patrullohet nga rojat e sigurisë, ndërsa policia është stacionuar aty pranë.