Shkatërrimet në Gazë
Izraeli ka thënë se lufta ndaj Hamasit në Rripin e Gazës ka hyrë në fazën e dytë, përderisa ushtria izraelite po sulmon nga toka, ajri dhe deti këtë territor të rrethuar ku jetojnë 2.3 milionë palestinezë. Izraeli që nga mbrëmja e 27 tetorit ka thënë se ka zgjeruar operacionet tokësore në Gazë, me qëllim që të mposhtë Hamasin. Banorët e Gazës mbetën për pothuajse dy ditë pa internet dhe linja telefonike si pasojë e sulmeve izraelite.
5
Një vajzë qan, teksa sheh shkatërrimet në Rafah më 29 tetor 2023.
6
Palestinezët presin në radhë për të blerë bukë në Rafah, teksa vazhdojnë bombardimet izraelite në Rripin e Gazës më 29 tetor.
7
Palestinezët shikojnë shkatërrimet e shkaktuara nga sulmet izraelite në kampin e refugjatëve Nuseirat në Rripin e Gazës më 29 tetor.
8
Palestinezët kërkojnë për të mbijetuar që mund të jenë të bllokuar nën rrënoja pas sulmeve izraelite në Qytetin e Gazës më 28 tetor. Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, ka thënë se vlerësohet se 1.700 persona vazhdojnë të jenë të bllokuar nën rrënoja të ndërtesave të shkatërruara.