Ndërlidhjet

Rritet në 16 numri i të vdekurve nga zjarret në Los Anxhelos

Vetura të djegura nga zjarret shihen në trotuare në një lagje të Los Anxhelosit, Kaliforni, SHBA, 10 janar.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga zjarret që e kanë shkatërruar zonën e Los Anxhelosit, është rritur në 16, ndërkohë që ekipet e zjarrfikësve po luftojnë për ta parandaluar përhapjen e zjarreve para se erërat e fuqishme të rikthehen.

Druhet se rikthimi i mundshëm i erërave të fuqishme mund t’i devijojë flakët drejt disa prej vendeve më të famshme të qytetit.

Pesë njerëz vdiqën nga zjarri “Palisades” dhe 11 të tjerë nga zjarri “Eaton”, thanë zyrtarët në Los Anxhelos të shtunën mbrëma.

Para të shtunës natën, numri i konfirmuar i të vdekurve ishte 11, por zyrtarët thanë se prisnin që ky numër të rritej derisa ekipet po i vazhdonin kërkimet nëpër lagjet e bëra rrafsh me tokën.

Zjarri shkrumbon disa lagje në Los Anxhelos

Një zjarrfikës duke shuar zjarrin në Pasadena, Kaliforni, SHBA më 8 janar 2025. Kjo vatër zjarri shkatërroi 80 hektarë, thanë zyrtarët.
1/12 Një zjarrfikës duke shuar zjarrin në Pasadena, Kaliforni, SHBA më 8 janar 2025. Kjo vatër zjarri shkatërroi 80 hektarë, thanë zyrtarët.
Një zjarr që u përhap me shpejtësi në Los Anxhelos, ka shkatërruar shtëpi e automjete. Në rrugë janë shkaktuar kolona të gjata teksa 30.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen, pasi shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar shumicën e zonës metropolitane. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Flaka ngrihet lart gjatë një zjarri në perëndim të Los Anxhelosit, Kaliforni, 7 janar 2025.
2/12 Flaka ngrihet lart gjatë një zjarri në perëndim të Los Anxhelosit, Kaliforni, 7 janar 2025.
Një zjarr që u përhap me shpejtësi në Los Anxhelos, ka shkatërruar shtëpi e automjete. Në rrugë janë shkaktuar kolona të gjata teksa 30.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen, pasi shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar shumicën e zonës metropolitane. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Zjarri është përhapur me shpejtësi në Los Anxhelos, duke shkatërruar shtëpi. Në rrugë janë shkaktuar kolona të gjata ndërsa rreth 30.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen, pasi shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar shumicën e zonës metropolitane.
3/12 Zjarri është përhapur me shpejtësi në Los Anxhelos, duke shkatërruar shtëpi. Në rrugë janë shkaktuar kolona të gjata ndërsa rreth 30.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen, pasi shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar shumicën e zonës metropolitane.
Një zjarr që u përhap me shpejtësi në Los Anxhelos, ka shkatërruar shtëpi e automjete. Në rrugë janë shkaktuar kolona të gjata teksa 30.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen, pasi shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar shumicën e zonës metropolitane. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një zjarrfikës gjatë përpjekjeve për ta shuar zjarrin në një shtëpi që po digjet në Los Anxhelos.
4/12 Një zjarrfikës gjatë përpjekjeve për ta shuar zjarrin në një shtëpi që po digjet në Los Anxhelos.
Një zjarr që u përhap me shpejtësi në Los Anxhelos, ka shkatërruar shtëpi e automjete. Në rrugë janë shkaktuar kolona të gjata teksa 30.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen, pasi shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar shumicën e zonës metropolitane. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Ekipet e zjarrfikësve gjatë përpjekjeve për t'i shuar flakët në një objekt. 
5/12 Ekipet e zjarrfikësve gjatë përpjekjeve për t'i shuar flakët në një objekt. 
Një zjarr që u përhap me shpejtësi në Los Anxhelos, ka shkatërruar shtëpi e automjete. Në rrugë janë shkaktuar kolona të gjata teksa 30.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen, pasi shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar shumicën e zonës metropolitane. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një strukturë e djegur nga zjarri në Pasadena, Kaliforni.
6/12 Një strukturë e djegur nga zjarri në Pasadena, Kaliforni.
Një zjarr që u përhap me shpejtësi në Los Anxhelos, ka shkatërruar shtëpi e automjete. Në rrugë janë shkaktuar kolona të gjata teksa 30.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen, pasi shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar shumicën e zonës metropolitane. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Teksa zjarri po përhapet, zyrtarët kanë paralajmëruar se erërat do të vazhdojnë ta përkeqësojnë situatën, duke rritur shqetësimet se do të detyrohen që t'i evakuojnë banorët edhe nga lagje të tjera.
7/12 Teksa zjarri po përhapet, zyrtarët kanë paralajmëruar se erërat do të vazhdojnë ta përkeqësojnë situatën, duke rritur shqetësimet se do të detyrohen që t'i evakuojnë banorët edhe nga lagje të tjera.
Një zjarr që u përhap me shpejtësi në Los Anxhelos, ka shkatërruar shtëpi e automjete. Në rrugë janë shkaktuar kolona të gjata teksa 30.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen, pasi shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar shumicën e zonës metropolitane. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Para se zjarri të niste, Shërbimi Kombëtar amerikan i Motit, lëshoi një paralajmërim për kushte ekstreme të zjarrit për shumicën e territorit të Los Anxhelosit, duke parashikuar erëra nga 80 deri në 130 kilometra në orë.
8/12 Para se zjarri të niste, Shërbimi Kombëtar amerikan i Motit, lëshoi një paralajmërim për kushte ekstreme të zjarrit për shumicën e territorit të Los Anxhelosit, duke parashikuar erëra nga 80 deri në 130 kilometra në orë.
Një zjarr që u përhap me shpejtësi në Los Anxhelos, ka shkatërruar shtëpi e automjete. Në rrugë janë shkaktuar kolona të gjata teksa 30.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen, pasi shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar shumicën e zonës metropolitane. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Dëshmitarët kanë thënë janë djegur shtëpi e vetura, teksa njerëzit janë evakuuar.
9/12 Dëshmitarët kanë thënë janë djegur shtëpi e vetura, teksa njerëzit janë evakuuar.
Një zjarr që u përhap me shpejtësi në Los Anxhelos, ka shkatërruar shtëpi e automjete. Në rrugë janë shkaktuar kolona të gjata teksa 30.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen, pasi shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar shumicën e zonës metropolitane. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
“Jemi me fat që deri më tani nuk kemi raportime për të lënduar”, tha shefi i zjarrfikësve në Los Anxhelos, Kristin Crowley, duke shtuar se më shumë se 25.000 persona në 10.000 shtëpi janë të kërcënuar nga zjarri.
10/12 “Jemi me fat që deri më tani nuk kemi raportime për të lënduar”, tha shefi i zjarrfikësve në Los Anxhelos, Kristin Crowley, duke shtuar se më shumë se 25.000 persona në 10.000 shtëpi janë të kërcënuar nga zjarri.
Një zjarr që u përhap me shpejtësi në Los Anxhelos, ka shkatërruar shtëpi e automjete. Në rrugë janë shkaktuar kolona të gjata teksa 30.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen, pasi shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar shumicën e zonës metropolitane. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një zjarfikëse shihet afër një shtëpie të kapluar nga zjarri. Për shkak të mungesës së reshjeve të shiut, kushtet atmosferike janë “shumë të këqija”, tha zyra në Los Anxhelos e Shërbimit Kombëtar të Motit.
11/12 Një zjarfikëse shihet afër një shtëpie të kapluar nga zjarri. Për shkak të mungesës së reshjeve të shiut, kushtet atmosferike janë “shumë të këqija”, tha zyra në Los Anxhelos e Shërbimit Kombëtar të Motit.
Një zjarr që u përhap me shpejtësi në Los Anxhelos, ka shkatërruar shtëpi e automjete. Në rrugë janë shkaktuar kolona të gjata teksa 30.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen, pasi shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar shumicën e zonës metropolitane. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Guvernatori Gavin Newsom, i cili ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, tha se ka dislokuar personel, zjarrfikës dhe avionë edhe në pjesë të tjera në jug të Kalifornisë për shkak të rrezikut se zjarri mund të përhapet edhe më gjerësisht në rajon.
12/12 Guvernatori Gavin Newsom, i cili ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, tha se ka dislokuar personel, zjarrfikës dhe avionë edhe në pjesë të tjera në jug të Kalifornisë për shkak të rrezikut se zjarri mund të përhapet edhe më gjerësisht në rajon.
Një zjarr që u përhap me shpejtësi në Los Anxhelos, ka shkatërruar shtëpi e automjete. Në rrugë janë shkaktuar kolona të gjata teksa 30.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen, pasi shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar shumicën e zonës metropolitane. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide

Autoritetet e kanë hapur një qendër ku njerëzit mund t’i raportojnë të zhdukurit.

Druhet se erërat mund t’i lëviznin zjarret drejt Muzeut “J. Paul Getty” dhe Universitetit të Kalifornisë në Los Anxhelos.

Të shtunën në mbrëmje, Cal Fire raportoi se zjarret “Palisades”, “Eaton”, “Kenneth” dhe “Hurst” i kanë djegur rreth 160 kilometra katrorë tokë në Los Anxhelos.

Në një përmbledhje të postuar online të shtunën në mbrëmje, Michael Traum nga Zyra e Shërbimeve të Emergjencave të Kalifornisë tha se 150.000 njerëz në qarkun e Los Anxhelosit janë nën urdhra evakuimi, dhe se më shumë se 700 njerëz janë strehuar në nëntë qendra strehimi.

Cal Fire tha se zjarri “Palisades” është lokalizuar vetëm 11 për qind dhe ai “Eaton” 15 për qind, që nënkupton se lufta për shuarjen e këtyre zjarreve vazhdon.

Një lagje e tërë e shkatërruar nga zjarret në Los Anxhelos, Kaliforni, SHBA, më 11 janar 2025.

“Kushtet e motit janë ende kritike dhe një raund tjetër i erërave të forta pritet të fillojë të hënën,” tha Traum.

Kostoja historike

Zjarret që filluan të martën në veri të qendrës së Los Anxhelosit, kanë djegur më shumë se 12.000 struktura.

Zjarrfikësit për herë të parë shënuan përparim të premten pasdite në zjarrin “Eaton” në veri të Pasadenës, i cili ka djegur më shumë se 7.000 struktura, një term që përfshin shtëpi, ndërtesa banimi, biznese, ndërtesa ndihmëse dhe automjete.

Shumica e urdhrave të evakuimit për zonën u hoqën, thanë zyrtarët.

Ende nuk dihet shkaktari i këtyre zjarreve, të cilat cilësohen si më të mëdhatë në Los Anxhelos, dhe vlerësimet fillestare tregojnë se këto zjarret me gjasë kanë shkaktuar dëmet më të mëdha si kurrë më parë.

Sipas një vlerësimi fillestar nga AccuWeather dëmet dhe humbjet ekonomike deri më tani janë mes 135 dhe 150 miliardë dollarë.

XS
SM
MD
LG