Ndërlidhjet

Çekia me më së shumti raste me koronavirus qysh në mars


Një qendër për vaksinim kundër koronavirusit në Pragë.
Një qendër për vaksinim kundër koronavirusit në Pragë.

Republika Çeke raportoi të martën 7,591 raste të reja me koronavirus - shifra më e lartë ditore qysh në muajin mars.

Në ditën e njëjtë të javës së kaluar u raportuan 4,277 raste të reja.

Sipas Ministrisë çeke të Shëndetësisë, në 24 orët e fundit u konfirmuan edhe 32 viktima.

Në total, Çekia ka regjistruar mbi 1.7 milion raste të të infektuarve me koronavirus dhe 30,807 viktima.

Aktualisht, në spitale janë mbi 1,800 pacientë me koronavirus - 284 nga ta në kujdes intensiv.

Çekia ka rreth 10.7 milionë banorë. Mbi 6 milionë prej tyre janë plotësisht të vaksinuar.

Nga fundi i tetorit, ky vend ka nisur me zbatimin e masave të reja kundër koronavirusit, të cilat përfshijnë veshjen e maskave në të gjitha ambientet e mbyllura, përfshirë vendet e punës.

XS
SM
MD
LG