Nën rrjetat antidronë që mbrojnë vijat e frontit në Ukrainë
- Reuters
Në qytetet dhe qytezat ukrainase që gjenden në vijën e frontit, autoritetet kanë vendosur nëpër rrugë rrjeta kundër dronëve FVP (me pamje ballore) që përdor Rusia gjatë sulmeve ndaj caqeve në Ukrainë. Rusia, që ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 2022, mohon se sulmon caqe civile, por shumë ndërtesa banimi janë cak i dronëve dhe raketave të saj.
5
Një ndërtesë banimi e dëmtuar nga sulmet ajrore ruse dhe një rrjetë kundër dronëve e vendosur në rrugën përballë në qytezën e Orihivit në Zaporizhja. 13 nëntor 2025.
6
Një grua mbyll veshët teksa një dron rus fluturon mbi një lagje ku ka dyqane në qytetin e vijës së frontit, Kramatorsk. 10 shtator 2025.
7
Ushtarë nga një batalion sulmues i ushtrisë ukrainase fshihen në një ndërtesë të dëmtuar pasi Rusia kryen sulme ajrore në Kostintinivka, në rajonin e Donjeckut më 7 dhjetor 2025.
8
Fytyra e kësaj gruaje është nxirë pasi një dron rus shpërtheu disa minuta më herët mbi çatinë e lokalit të saj në Kramatorsk të Ukrainës më 10 shtator 2025.