Ndërlidhjet

Sulmuan ushtarët shqiptarë, dy rusë dhe një ukrainas dyshohen për spiunazh


Uzina ushtarake ne Gramsh ka armatime të ushtrisë brenda saj dhe është objekt i rëndësisë së veçantë që ruhet nga ushtria shqiptare.
Uzina ushtarake ne Gramsh ka armatime të ushtrisë brenda saj dhe është objekt i rëndësisë së veçantë që ruhet nga ushtria shqiptare.

Autoritetet shqiptare përfshirë policinë, Ministrinë e Mbrojtjes, Shërbimin Informativ Shtetëror dhe Agjencinë e Antiterrorit janë përfshirë ne hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes të ndodhur në Gramsh, ku dy ushtarakë u sulmuan nga dy shtetas rusë dhe një ukrainas.

Mbasditen e së shtunës, dy ushtarë shqiptarë, të cilët ruanin fabrikën e prodhimit të armëve në qytezën e Gramshit, janë sulmuar me spray neuro-paralizues nga 3 shtetas rusë e ukrainas.

33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, me pasaportë ruse, Mikhail Zorin 23-vjeç me pasaportë ruse, dhe një tjetër i ri me pasaportë ukrainase janë arrestuar nga autoritetet shqiptare mbrëmjen e së shtunës pas incidentit në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.

Edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka postuar fotografi të dy ushtarëve që u sulmuan, për të cilët shprehu mirënjohje, por as ai nuk dha informacione tjera rreth kësaj ngjarjeje.

Shqipëria është pjesë e aleancës ushtarake të NATO-s që nga viti 2009.

Autoritetet shqiptare i janë drejtuar zyrtarisht ambasadës ruse në Tiranë, duke kërkuar informacion dhe shpjegime për shtetasit e arrestuar në mbrëmje.

Uzina e Gramshit, e ndërtuar në vitin 1962, është një ndër tre uzinat ushtarake të Forcave të Armatosura dhe që është përfshirë në procesin e demontimit dhe shkatërrimit të municioneve të tepërta.

XS
SM
MD
LG