Rusia militarizon këndet e lojërave
Këndet e lojërave për fëmijë, që janë instaluar së voni në mbarë Rusinë, kanë tema ushtarake, teksa po vazhdon pushtimi rus i Ukrainës.
1
Një kënd lojërash në Reutov, në lindje të Moskës, shfaq sistemin raketor i artilerisë, Katyusha.
Kjo fotografi është një nga disa që janë publikuar më 1 qershor nga kolektivi gazetaresk rus, Bereg, i cili ka vënë në pah se këndet e lojërave në mbarë Rusinë së voni kanë tematikë lufte.

2
Pajisje ushtarake të Ushtrisë së Kuqe shihen të vizatuara në një karusel në veri të Moskës.
Këndet e lojërave me tematikë të luftës nisën të shfaqeshin në Rusi rreth vitit 2019 dhe në atë kohë shkaktuan debate të shumta.

3
Në këtë lodër, ku fëmijët mund të ngjiten, shfaqen skena të Luftës së Dytë Botërore dhe imazhi i luftanijes ruse, Moskva, që u fundos gjatë një sulmi ajror rus në prill të vitit 2022.
Që nga nisja e pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës dhe shtypja e mëvonshme e qëndrimeve kundër luftës në Rusi, debati rreth këndeve të militarizuara të lojërave është shuar pothuajse krejtësisht.

4
Një ilustrim i sistemit raketor të artilerisë Grad në një kënd lojërash në Shën Petersburg.
Një arkitekte që foli për Bereg tha se qëllimi i këndeve të lojërave me tematikë lufte ka të bëjë më pak me tërheqjen e fëmijëve – pasi çdo tematikë e veçantë e kufizon mënyrën e lojës – dhe më shumë me fitimin e pëlqimit dhe mbështetjes së autoriteteve.