Ndërlidhjet

Rusia thotë se ka zmbrapsur sulme ukrainase me dronë


Një sulm me dronë në rajonin rus Kursk. Fotografi nga arkivi.
Një sulm me dronë në rajonin rus Kursk. Fotografi nga arkivi.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha më 1 shkurt se mbrojtja e saj ajrore ka rrëzuar gjatë natës 11 dronë ukrainas mbi territorin rus.

“Gjatë natës, u pengua një përpjekje nga regjimi i Kievit për të kryer sulm terrorist me dronë ndaj caqeve në territorin rus”, tha ministria përmes një deklarate.

“Mbrojtja ajrore pengoi dhe shkatërroi dronët mbi rajonin e Belgorodit [katër dronë] dhe Kursk [një dron]”, u shtua në njoftim.

Edhe katër dronë të tjerë u rrëzua më vonë në rajonin e Belgorodit dhe dy të tjerë në rajonin e Voronezhit, sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Ukraina ka qenë nën sulme të vazhdueshme ajrore të Rusisë për pothuajse dy vjet dhe vazhdimisht po kërkon nga aleatët e saj perëndimorë që ta ndihmojnë në forcimin e sistemeve të saj mbrojtëse. Mijëra persona vlerësohet se janë vrarë gjatë bombardimeve ruse.

Në muajt e fundit, Ukraina ka intensifikuar sulmet me dronë në territorin e Rusisë, kryesisht duke shënjestruar rajonet kufitare, por edhe kryeqytetin rus, Moskën, dhe qytetin verior të Shën Petersburgut.

Sulmi më vdekjeprurës me dronë ishte ai i 30 dhjetorit të vitit 2023 në qytetin rus të Belgorodit, kur u vranë 25 persona, u plagosën afër 100 të tjerë dhe qindra të tjerë u evakuuan.

XS
SM
MD
LG