Rusia arreston qindra të rinj, iu bën presion t’i bashkohen ushtrisë
Qindra njerëz, përfshirë fëmijë, u arrestuan gjatë një operacioni të madh policor në një tubim të rinisë alternative në qendër të Moskës. Të arrestuarit raportuan të jenë rrahur dhe të jenë mbajtur për orë të tëra pa qasje në ujë apo tualete, ndërsa disa të rinj të moshës ushtarake u tha të kenë marrë thirrje për shërbim ushtarak apo të jenë përballur me presion për të nënshkruar kontrata ushtarake. Policia përshkroi operacionin si “masë parandaluese”.
Përmbajtja
-
9 nëntor 2026Kush i kontrollon rrugët alternative në veri të Kosovës?
-
6 nëntor 2026A e pret Kosovën një tjetër sagë si ajo e vizave?