Ndërlidhjet

Rusia bllokon qasjen në Facebook  dhe kufizon qasjen në Twitter


Flamuri rus
Flamuri rus

Rregullatori rus i mediave kufizoi qasjen në rrjetin social Twitter pasi bllokoi Facebook-un në vend, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve të premten.

Sipas agjencive të lajmeve Interfax dhe RIA Novosti, qasja në Twitter u kufizua në bazë të një kërkese të Prokurorit të Përgjithshëm nga 24 shkurti - dita e pushtimit rus të Ukrainës.

Rregullatori nuk lëshoi një deklaratë për të shpjeguar arsyet pas vendimit.

Më herët të premten, mbikëqyrësi i medias tha se ka bllokuar Facebook-un në Rusi për disa raste të "diskriminimit" ndaj mediave shtetërore.

Masa ishte pjesë e një goditjeje të paprecedentë të qeverisë ndaj mediave dhe aktivistëve të pavarur që nga fillimi i pushtimit rus.

Mediat kryesore të mbetura liberale të vendit janë mbyllur ditët e fundit dhe një ligj i ri që prezanton dënimin me burgim për publikimin e "lajmeve të rreme" rreth luftës në Ukrainë, ka detyruar të tjerët të përmbahen nga mbulimi i kësaj teme.

XS
SM
MD
LG