Ndërlidhjet

Rusia thotë se ka shkatërruar depon e armëve të NATO-s në Ukrainë


Pamje nga pasojat e bomdardimeve t Rusisë në Ukrainë. Foto nga arkivi
Pamje nga pasojat e bomdardimeve t Rusisë në Ukrainë. Foto nga arkivi

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë deklaroi se raketat e saj shkatërruan një depo municioni në rajonin e Lvivit në Ukrainë, ku sipas saj ndodheshin armë dhe municione të dhuruara nga vendet e NATO-s.

Ndërkohë, përparimet ushtarake të Rusisë në rajonin e Donbasit janë shoqëruar me kërkesa të vazhdueshme nga zyrtarë të lartë ukrainas për më shumë armë perëndimore.

SHBA-ja dhe Britania e Madhe tashmë janë zotuar të furnizojnë Ukrainën me një numër të vogël raketash për t’i bërë ballë fuqisë dërrmuese të arsenalit rus.

Por Ukraina thotë se ka nevojë për më shumë armë dhe artilieri në betejën e saj ndaj ushtrisë së dytë më të madhe në botë . Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin do të kryesojë një takim në Bruksel prej pothuajse pesëdhjetë vendesh, të angazhuar për të mbështetur Ukrainën për të marrë parasysh se çfarë mund të bëhet më shumë.

Ushtria ukrainase po pëson "humbje të dhimbshme" në rajonin lindor të Donbasit dhe zona të tjera të vijës së frontit në Ukrainë, tha presidenti Volodymyr Zelensky në një mesazh video mbërmjen e së martës.

Ai theksoi se Ukraina kishte nevojë për armë moderne anti-raketore për të mbrojtur territorin e saj.

Zelensky tha gjithashtu se ai priste inspektime të logjistikës në ushtri pas raportimeve se disa ushtarakë ukrainas nuk kishin pajisje të mjaftueshme ushtarake.

Ai tha se është jetike të mbrohet rajoni i Donbasit, pasi kjo do të jetë "thelbësore për përcaktimin se kush do të dominojë betejën në javët e ardhshme".

XS
SM
MD
LG