Ushtarët ukrainas afër linjës së frontit në Bahmut. 19 prill 2023.
Rusia është duke i vazhduar luftimet në qytetin lindor të Ukrainës, Bahmut, pavarësisht humbjeve të mëdha, ka thënë ushtria ukrainase, më 21 prill.
Mbrojtja ajrore ukrainase, ka thënë se në natën e kaluar i ka identifikuar dhe rrëzuar tetë dronë iranianë Shahed, mbi territorin e Kievit.
“Pas 25 ditëve qetësi, kryeqyteti i Ukrainës është përballur me sulme të reja nga armiku… rreth tetë dronë të armikut janë identifikuar dhe rrëzuar”, ka thënë Serhiy Popko, udhëheqës i administratës ushtarake të Kievit, në Telegram, duke shtuar se sipas të dhënave fillestare, nuk është raportuar për dëme.
Në rajonin lindor Poltava, autoritetet ukrainase kanë thënë se sulmet me dronë kanë dëmtuar infrastrukturën civile.
“Ka shkatërrim të infrastrukturës civile. Ekipet e shpëtimit janë duke punuar për ta kontrolluar zjarrin. Momentalisht nuk ka viktima”, ka thënë Lunin.
Në rajonin lindor të Donjeckut, luftimet janë duke vazhduar në frontin Bahmut – Avdivka dhe Marianaka.
Të lodhur por jo të mundur: Ushtarët ukrainas vazhdojnë luftimin në Bahmut
1/13Fytyra me baltë e një ushtari ukrainas që u kthye nga lufta afër Bahmutit më 15 prill.
Luftëtarët e Kievit po mbajnë ende qytetin e rrethuar lindor, Bahmut, pavarësisht luftimeve intensive brutale midis forcave ushtarake ukrainase dhe ruse.
Ushtarët ukrainas që luftojnë në vijën e frontit në Bahmut ndërrohen për një pushim dhe rikuperim shumë të nevojshëm përpara se të kthehen prapë në betejë.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
2/13Ndërsa luftimet intensive vazhdojnë pandërprerë, forcat e Kievit po i ndërrojnë trupat e tyre në një vend të pazbuluar për t'u dhënë atyre kohë aq të nevojshme për të pushuar dhe për t'u rikuperuar përpara se të kthehen në luftim.
Ushtarët ukrainas që luftojnë në vijën e frontit në Bahmut ndërrohen për një pushim dhe rikuperim shumë të nevojshëm përpara se të kthehen prapë në betejë.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
3/13Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha më 16 prill se njësitë mercenare Wagner kishin kapur dy blloqe të tjera të qytetit në pjesën veriperëndimore dhe juglindore të Bahmutit. Pretendimi nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur.
Ushtarët ukrainas që luftojnë në vijën e frontit në Bahmut ndërrohen për një pushim dhe rikuperim shumë të nevojshëm përpara se të kthehen prapë në betejë.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
4/13“Beteja të përgjakshme të paprecedentë në dekadat e fundit po zhvillohen në mes të zonës urbane të qytetit”, tha Serhiy Cherevatiy, një zëdhënës i komandës ushtarake lindore të Ukrainës.
"Ushtarët tanë po japin maksimumin e tyre në betejat e përgjakshme dhe të ashpra për të mposhtur aftësinë luftarake (të armikut) dhe për të thyer moralin e tij. Çdo ditë, në çdo cep të këtij qyteti, ata po e bëjnë këtë me sukses", tha ai për kanalin televiziv 1+1.
Ushtarët ukrainas që luftojnë në vijën e frontit në Bahmut ndërrohen për një pushim dhe rikuperim shumë të nevojshëm përpara se të kthehen prapë në betejë.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5/13
Kievi kishte gjasa ta braktiste Bahmutin në fund të shkurtit, por njoftoi se do të luftonte me qëllimin për t'u shkaktuar më shumë dëme forcave të Moskës.
Ushtarët ukrainas që luftojnë në vijën e frontit në Bahmut ndërrohen për një pushim dhe rikuperim shumë të nevojshëm përpara se të kthehen prapë në betejë.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
6/13Një emblemë me kokën e presidentiti rus, Vladimir Putin, të ngulur në një sfurk tredhëmbësh, shihet në rrobat e një ushtari ukrainas që sapo ishte kthyer nga Bahmuti.
Ushtarët ukrainas që luftojnë në vijën e frontit në Bahmut ndërrohen për një pushim dhe rikuperim shumë të nevojshëm përpara se të kthehen prapë në betejë.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
7/13Një pastor gjerman i quajtur Bas shoqëron njësinë e mortajistëve "Edelweiss" pas kthimit të tyre nga luftimet e ashpra pranë Bahmutit. Njësia e shpëtoi qenin gjatë një misioni pranë Kievit verën e kaluar dhe që atëherë, ai ka udhëtuar me ta në vende të ndryshme në krye të detyrës përgjatë vijës së frontit.
Ushtarët ukrainas që luftojnë në vijën e frontit në Bahmut ndërrohen për një pushim dhe rikuperim shumë të nevojshëm përpara se të kthehen prapë në betejë.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
8/13Kievi pranon se forcat e tij kanë paguar një çmim të lartë për të mbrojtur "Fortesën e Bahmutit", një qytet me një popullsi prej rreth 70.000 njerëz para luftës. Përballja brutale është quajtur beteja më e përgjakshme e këmbësorisë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Ushtarët ukrainas që luftojnë në vijën e frontit në Bahmut ndërrohen për një pushim dhe rikuperim shumë të nevojshëm përpara se të kthehen prapë në betejë.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
9/13Ushtarët ukrainas duke pushuar brenda strehës së tyre më 14 prill.
Megjithëse marrja e kontrollit të "mullirit të mishit" të Bahmutit, ku mijëra ushtarë vlerësohet të jenë vrarë nga të dyja anët, do të ishte një fitore kryesisht simbolike për Moskën, ajo do t'i lejonte forcat e saj të përqëndroheshin në garnizonet ukrainase rreth Çasiv Jarit dhe më thellë, në rajonin e Donjeckut.
Ushtarët ukrainas që luftojnë në vijën e frontit në Bahmut ndërrohen për një pushim dhe rikuperim shumë të nevojshëm përpara se të kthehen prapë në betejë.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
10/13
Predha mortajash të papërdorura shihen pranë një këndi për gatim.
Ushtarët ukrainas që luftojnë në vijën e frontit në Bahmut ndërrohen për një pushim dhe rikuperim shumë të nevojshëm përpara se të kthehen prapë në betejë.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
11/13Ushtarët ukrainas duke përgatitur ushqim në strehën e tyre.
Ushtarët ukrainas që luftojnë në vijën e frontit në Bahmut ndërrohen për një pushim dhe rikuperim shumë të nevojshëm përpara se të kthehen prapë në betejë.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
12/13Ikonat fetare zbukurojnë murin ku pushojnë ushtarët ukrainas.
Ushtarët ukrainas që luftojnë në vijën e frontit në Bahmut ndërrohen për një pushim dhe rikuperim shumë të nevojshëm përpara se të kthehen prapë në betejë.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
13/13Një ushtarak ukrainas tymos një cigare pasi u kthye nga luftimet e ashpra pranë Bahmutit më 15 prill.
Ukraina ka treguar se së shpejti do të nisë një kundërofensivë për të rimarrë më shumë territor. Fillimi i tij është vonuar, për shkak të një kombinimi faktorësh, duke përfshirë motin, dërgesat e ngadalta të pajisjeve dhe sasinë e pamjaftueshme të municionit, tha Kievi.
Ushtarët ukrainas që luftojnë në vijën e frontit në Bahmut ndërrohen për një pushim dhe rikuperim shumë të nevojshëm përpara se të kthehen prapë në betejë.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide
Ushtria ruse nuk ka arritur tash e sa muaj të kontrollojë qytetet e kësaj zone, pavarësisht luftimeve të ashpra, ka thënë Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, në përditësimin e saj të fundit.
“Armiku, pavarësisht humbjeve të mëdha, vazhdon të koncentrojë të gjitha burimet në ofensivat në Liman, Bahmut, Avdivka dhe Marianka”, ka thënë ushtria ukrainase, duke shtuar se përleshjet më të ashpra janë duke u regjistruar në Bahmut.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara do të jenë nikoqire të Grupit të Kontaktit për Mbrojtje të Ukrainës, që përbëhet prej 50 shteteve.
Ceremonia do të mbahet të premten në bazën amerikane Ramstein, në Gjermani.
Aleatët pritet të diskutojnë për dhënie të më shumë armëve për Kievin.
Në takim do të marrë pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili më 20 prill e ka vizituar Kievin, për herë të parë prej nisjes së luftës.
Ai u ka thënë ukrainasve se e ardhmja e shtetit të tyre është në aleancën veri-atlantike.
Stoltenberg e ka rikonfirmuar qëndrimin e aleancës për të ardhmen e Ukrainës në NATO, mirëpo nuk ka përmendur afate kohore se kur mund të ndodhë diçka e tillë.
Stoltenerg e ka përsëritur se 31 vendet anëtare të bllokut, do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje për Ukrainën, teksa ajo lufton agresionin rus.
“Më lejoni të jem i qartë, vendi i Ukrainës është në familjen euro-atlantike. Vendi i Ukrainës është në NATO. Me kalimin e kohës, mbështetja jonë do të jetë ndihmesë në realizimin e këtij synimi”, ka thënë Stoltenberg në Kiev.
“NATO është me ju, sot, nesër, sado që të ketë nevojë”, ka thënë Stolteneberg, duke shtuar se aleanca ka trajnuar dhjetëra mijëra ushtarë ukrainas, dhe ka ndarë 65 miliardë euro vetëm për ndihma ushtarake.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka thënë Stoltenbergut se “është koha” që aleanca të nisë ftesën për anëtarësimin e këtij shteti.
“Nuk ekziston asnjë barrierë objektive ndaj vendimit politik për ta ftuar Ukrainën që t’i bashkohet aleancës”, ka thënë Zelensky në një konferencë për media me Stoltenbergun, duke shtuar se ‘është koha për marrjen e vendimeve”.
Zelensky, po ashtu, i ka bërë thirrje Stoltenbergut që të ndihmojë në tejkalimin e hezitimit që kanë disa shtete, për të dërguar armë me rreze të gjatë në Ukrainë.
Lufta e Rusisë në Ukrainë, ka nisur më 24 shkurt 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.