Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Trupat ruse në rajonin Karabak, Azerbajxhan. Fotografi nga arkivi.
Forca ruse kanë filluan të tërhiqen nga rajoni Nagorno-Karabak i Azerbajxhanit, ku kanë qenë të vendosura si trupa paqeruajtëse prej përfundimit të një lufte më 2020, njoftuan zyrtarët e të dyjave vendeve të martën.
Gjatë një konference me gazetarë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i konfirmoi raportimet për tërheqjen e trupave ruse, por nuk dha hollësi të tjera.
Hikmet Hajiyev, shefi i administratës presidenciale të Azerbajxhanit për politikë të jashtme, e konfirmoi tërheqjen e trupave ruse gjithashtu, duke thënë se u bë me pajtim dypalësh të të dyja vendeve.
Hajiyev nuk tregoi pse po tërhiqeshin forcat ruse, por prania e tyre ka qenë e panevojshme duke qenë se Azerbajxhani e mori nën kontroll të plotë këtë rajon vitin e kaluar.
Rajoni Nagorno-Karabak ka qenë nën kontrollin e armenëve etnikë deri në luftën e vitit 2020, pas të cilës Azerbajxhani mori nën kontroll pjesë të rajonit.
Ajo luftë përfundoi me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia, sipas të cilës u vendosën rreth 2.000 trupa paqeruajtëse në pjesët e Karabakut që mbaheshin ende nga armenët. Detyrat e tyre ishin të siguronin kalime paqësore në rrugën e vetme që e lidhte Nagorno-Karabakun me Armeninë.
Por, Azerbajxhani filloi ta bllokonte këtë rrugë në fund të vitit 2022, duke pretenduar se armenët po e përdornin atë për transportim armësh dhe për kontrabandë me minerale, ndërsa forcat ruse nuk ndërhynin.
Azerbajxhani zapton një Nagorno-Karabak të pajetë
1/8Automjete të braktisura në rrugë më 2 tetor në Stepanakert, i njohur si Xankendi nga Azerbajxhani, pas eksodit masiv të armenëve etnikë nga rajoni i Nagorno-Karabakut.
Ndërsa Azerbajxhani hyn për të riafirmuar kontrollin e Nagorno-Karabakut, ai po fiton një rajon pa jetë, që ngjan me qytete fantazmë.
Më 2 tetor, një nga autobusët e fundit që bartte armenë nga Nagorno-Karabaku u largua nga provinca, duke i dhënë fund largimit të mundimshëm njëjavor të mbi 100.000 njerëzve pas pushtimit rrufe të Azerbajxhanit në rajon. Rrugët e tij tani janë pa jetë, me mbeturinat e shpërndara të ish-banorëve.
2/8Një kukull dhe gjëra personale të fëmijëve shihen në tokë në kryeqytetin rajonal, Xankendi/Stepanakert.
Më 2 tetor, një nga autobusët e fundit që transportonte armenë etnikë nga Nagorno-Karabaku u largua nga provinca, duke mbyllur një javë të vështirë ku rreth 100.000 njerëz u larguan pas marrjes nën kontroll të rajonit nga Azerbajxhani.
Më 2 tetor, një nga autobusët e fundit që bartte armenë nga Nagorno-Karabaku u largua nga provinca, duke i dhënë fund largimit të mundimshëm njëjavor të mbi 100.000 njerëzve pas pushtimit rrufe të Azerbajxhanit në rajon. Rrugët e tij tani janë pa jetë, me mbeturinat e shpërndara të ish-banorëve.
3/8Një imazh satelitor tregon rrugët e zbrazëta të Xankendit më 29 shtator.
Qeveria armene tha më 2 tetor se rreth 100.514 banorë nga gjithsej 120.000 banorë të rajonit kishin kaluar në Armeni.
Më 2 tetor, një nga autobusët e fundit që bartte armenë nga Nagorno-Karabaku u largua nga provinca, duke i dhënë fund largimit të mundimshëm njëjavor të mbi 100.000 njerëzve pas pushtimit rrufe të Azerbajxhanit në rajon. Rrugët e tij tani janë pa jetë, me mbeturinat e shpërndara të ish-banorëve.
4/8Një automjet i braktisur i parkuar para një dyqani të mbyllur në Xankendi më 2 tetor.
Eksodi i popullit të rajonit pasoi një fushatë 24-orëshe që filloi më 19 shtator, kur forcat e Azerbajxhanit shkatërruan forcat armene rë paarmatosura në rajonin e Nagorno- Karabakut, duke i detyruar ata të kapitullonin.
Më 2 tetor, një nga autobusët e fundit që bartte armenë nga Nagorno-Karabaku u largua nga provinca, duke i dhënë fund largimit të mundimshëm njëjavor të mbi 100.000 njerëzve pas pushtimit rrufe të Azerbajxhanit në rajon. Rrugët e tij tani janë pa jetë, me mbeturinat e shpërndara të ish-banorëve.
5/8Makina të braktisura në një rrugë të shkretë në Xankendi.
Pas gjashtë vjet luftimesh të separatistëve që përfunduan në vitin 1994 pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Nagorno-Karabaku ra nën kontrollin e forcave etnike armene, të mbështetura nga Armenia, duke kthyer në refugjatë rreth 1 milion nga banorët e saj azerbajxhanas.
Më 2 tetor, një nga autobusët e fundit që bartte armenë nga Nagorno-Karabaku u largua nga provinca, duke i dhënë fund largimit të mundimshëm njëjavor të mbi 100.000 njerëzve pas pushtimit rrufe të Azerbajxhanit në rajon. Rrugët e tij tani janë pa jetë, me mbeturinat e shpërndara të ish-banorëve.
6/8Azerbajxhani rimori pjesë të rajonit të shkëputur pas një konflikti 6-javor në vitin 2020, së bashku me territorin përreth që forcat armene etnike e kishin kapur më parë.
Më 2 tetor, një nga autobusët e fundit që bartte armenë nga Nagorno-Karabaku u largua nga provinca, duke i dhënë fund largimit të mundimshëm njëjavor të mbi 100.000 njerëzve pas pushtimit rrufe të Azerbajxhanit në rajon. Rrugët e tij tani janë pa jetë, me mbeturinat e shpërndara të ish-banorëve.
7/8Një grup gazetarësh ndërkombëtarë duke filmuar një helikopter ushtarak të paqeruajtësve rusë teksa fluturon mbi një fushë jashtë Xankendit më 2 tetor.
Autoritetet armene kanë akuzuar paqeruajtësit rusë që u dislokuan në Nagorno-Karabak pas luftës së vitit 2020 se qëndruan pranë dhe nuk arritën të ndalonin sulmin e Azerbajxhanit. Moska ka hedhur poshtë akuzat, duke argumentuar se trupat e saj nuk kishin mandat për të ndërhyrë.
Më 2 tetor, një nga autobusët e fundit që bartte armenë nga Nagorno-Karabaku u largua nga provinca, duke i dhënë fund largimit të mundimshëm njëjavor të mbi 100.000 njerëzve pas pushtimit rrufe të Azerbajxhanit në rajon. Rrugët e tij tani janë pa jetë, me mbeturinat e shpërndara të ish-banorëve.
8/8Xankendi
Zyra presidenciale e Azerbajxhanit tha se Bakuja kishte paraqitur një plan për "riintegrimin" e armenëve etnikë në rajon, duke vënë në dukje se "barazia e të drejtave dhe lirive, përfshirë sigurinë, është e garantuar për të gjithë, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike, fetare apo gjuhësore".
Më 2 tetor, një nga autobusët e fundit që bartte armenë nga Nagorno-Karabaku u largua nga provinca, duke i dhënë fund largimit të mundimshëm njëjavor të mbi 100.000 njerëzve pas pushtimit rrufe të Azerbajxhanit në rajon. Rrugët e tij tani janë pa jetë, me mbeturinat e shpërndara të ish-banorëve.
Previous slide
Next slide
Pas disa muajve mungesë ushqimi dhe barnash në Nagorno-Karabak për shkak të bllokadës, Azerbajxhani e kreu një ofensivë vetëtimë në shtator 2023, duke i detyruar autoritetet armene në Nagorno-Karabak të kapitullonin, pas vetëm një dite bisedimesh nën ndërmjetësimin e forcave ruse.
Pasi Azerbajxhani e mori kontrollin e plotë në Nagorno-Karabak, i cili kishte një popullsi prej rreth 120.000, më shumë se 100.000 armenë etnikë të rajonit ikën.
Azerbajxhani u kishte bërë thirrje të qëndronin dhe ishte zotuar se të drejtat e tyre njerëzore do të mbroheshin.