Ndërlidhjet

Rusia njofton përfundimin e punimeve të gazsjellësit "Rrjedha Veriore 2"


Një punëtor në vendin e ndërtimit të gazsjellësit "Rrjedha Veriore 2", pranë qytetit Kingisepp, rajoni i Leningradit, Rusi, 5 qershor 2019.
Një punëtor në vendin e ndërtimit të gazsjellësit "Rrjedha Veriore 2", pranë qytetit Kingisepp, rajoni i Leningradit, Rusi, 5 qershor 2019.

Rusia njoftoi se ka përfunduar ndërtimin e tubacionit të gazit natyror “Rrjedha Veriore 2” i cili do ta furnizojë Gjermaninë.

Ndërtimi i tij kishte ngritur shqetësime se Evropa do të bie nën varësinë e Rusisë, por Gjermania pati thënë se kjo është një çështje e brendshme e saj.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, në muajin maj u pajtua për të hequr dorë nga sanksionet e mandatuara nga Kongresi kundër projektit.

Aleksei Miller, shefi ekzekutiv i gjigantit shtetëror energjetik rus Gazprom, njoftoi më 10 shtator se pas një viti vonesë për shkak të sanksioneve amerikane, tubacioni i përbërë nga dy linja paralele që secila shtrihen 1,230 kishte përfunduar.

Gazsjellësi “Rrjedha Veriore 2” do të ridrejtojë eksportet e gazit natyror rus në Gjermani. Kjo do të bëhet përmes Detit Baltik duke shmangur Ukrainën. Ndërtimi i tij gjithashtu ia ndal Kievit rreth 2 miliardë dollarë tarifa të tranzitit.

Ukraina e ka kundërshtuar fuqishëm projektin duke e quajtur kërcënim për sigurinë.

Kongresi amerikan miratoi sanksione më 2019 dhe 2020 për të ndaluar përfundimin e projektit.

Sidoqoftë, administrata e Biden hoqi dorë nga disa sanksione si një përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet me Gjermaninë, një ndër vendet aleate kryesore.

XS
SM
MD
LG