Ndërlidhjet

Rusia i sulmon Kievin dhe Harkivin me dronë, mijëra njerëz mbesin pa rrymë


Njerëzit strehohen në një metro nëntokësore gjatë një alarmi për sulme ajrore në Kiev, Ukrainë, 25 mars 2024.
Njerëzit strehohen në një metro nëntokësore gjatë një alarmi për sulme ajrore në Kiev, Ukrainë, 25 mars 2024.

Ushtria ruse i ka sulmuar kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, si dhe qytetin e dytë më të madh ukrainas, Harkiv, me dronë gjatë natës mes 25 dhe 26 marsit.

Inxhinierët ukrainas kanë hasur në telashe për ta rregulluar rrjetin elektrik të dëmtuar nga sulmet e mëhershme ruse në infrastrukturën energjetike, duke bërë që mijëra njerëz të vazhdojë të mbesin pa furnizim me rrymë.

Ushtria ukrainase tha të martën se i ka rrëzuar 12 dronë rusë të cilët ishin nisur drejt Kievit.

Nuk është raportuar për viktima dhe nuk është e qartë nëse janë shkaktuar dëme.

Në Harkiv, autoritetet rajonale thanë se së paku tetë dronë prodhim iranianë e sulmuan qytetin e dytë më të madh ukrainas, por se mbrojtja ajrore i rrëzoi ata.

Të hënën, Rusia i vazhdoi sulmet me dronë ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës gjatë, duke shkaktuar ndërprerje të rrymës në disa rajone.

Cak i sulmeve ishin qyteti i portit të Detit të Zi, Odesa, si dhe Mikolaiv.

Oleh Kiper, guvernator rajonal i Odesës, tha se më shumë se 300.000 banorë kanë mbetur pa rrymë më 25 mars.

Rusia i ka rritur sulmet ndaj rrjetit energjetik të Ukrainës në ditët e fundit.

XS
SM
MD
LG