Ndërlidhjet

Rusia: Dy inspektorë të OKB-së me qëndrim të përhershëm në Zaporizhja


Një ushtar rus pranë centralit bërthamor të Zaporizhjas. Fotografi nga arkivi.

Rusia tha se dy inspektorë të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore do të vazhdojnë të qëndrojnë në centralin bërthamor të Zaporizhjas, pasi pjesëtarët e tjerë të misionit që aktualisht po qëndrojnë në central, do të largohen.

Një ditë pasi misioni i agjencisë së Kombeve të Bashkuara arriti në Zaporizhja – centralit më të madh bërthamor në Evropë – ambasadori rus për institucionet ndërkombëtare në Vjenë, tha për agjencinë RIA se gjashtë ekspertë ndërkombëtarë do të qëndrojnë në central për disa ditë, ndërkaq dy prej tyre do të kenë qëndrim të përhershëm në Zaporizhja.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore ende nuk ka reaguar ndaj kësaj deklarate të Rusisë.

*Expose: A mund të përsëritet Çernobili?

A mund të përsëritet Çernobili në Zaporizhja?
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:11:04 0:00

Teksa misioni i inspektorëve në OKB po viziton Zaporizhjas është raportuar për luftime dhe granatime pranë centralit. Rusia dhe Ukraina kanë fajësuar njëra-tjetrën për sulmet.

Zaporizhja ka rënë nën kontrollin rus në mars të këtij viti, pak ditë pasi Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

Luftimet përreth zonës ku gjendet centrali kanë rritur shqetësimet ndërkombëtare për ndonjë aksident të mundshëm bërthamor në këtë central.

Misioni i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore pritet të qëndrojë në central deri më 3 shtator. Inspektorët pritet të shikojnë dëmin fizik në ndërtesë, tha operatori shtetëror i energjisë në Ukrainë, Enerhoatom. Shumica e inspektorëve të OKB-së u larguan nga centrali më 1 shtator, njoftoi agjencia, duke shtuar se inspektorët qenë në gjendje të monitorojnë situatën.

XS
SM
MD
LG