Ndërlidhjet

Rusia dhe Irani forcojnë raportet me një marrëveshje për gazin


Një punëtor në një gazsjellës rus në Kurks të Rusisë. Fotografi ilustruese nga arkivi.
Një punëtor në një gazsjellës rus në Kurks të Rusisë. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Rusia dhe Irani kanë forcuar edhe më tej aleancën e tyre, pasi më 25 prill arritën një marrëveshje të re për gazin, sipas së cilës Moska do të dërgojë 55 miliardë metra kub gaz në Teheran çdo vit.

Irani ka dalë të jetë një nga aleatët kryesorë të Rusisë gjatë luftës në Ukrainë. Si Moska, ashtu edhe Teherani janë nën sanksione të ashpra nga Perëndimi.

Ministri iranian i Naftës, Mohsen Paknejad, ishte në vizitë në Moskë dhe nënshkroi marrëveshjen e re për gaz me homologun e tij rus, Sergei Tsivilev.

Paknejad njoftoi për nënshkrimin e marrëveshjes “që parashikon, në pjesën e parë, 55 miliardë metra kub gaz në vit”.

Ai tha se gazi do të transportohet përmes Azerbajxhanit, që i ndan të dyja shtetet nga njëri-tjetri.

Tsivilev, ndërkaq shtoi se çmimet ende nuk janë vendosur, por se dërgesat do të fillojnë këtë vit.

Rusia dhe Irani kanë nënshkruar këtë vit një marrëveshje për partneritet strategjik.

Marrëveshja për gazin vjen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po ushtrojnë presion mbi Iranin që të heqë dorë nga programi i tij bërthamor.

Ministri iranian ndodhej në Moskë po të njëjtën ditë kur i dërguari amerikan, Steve Witkoff, u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, në Kremlin.

Kievi dhe vendet perëndimore thonë se Irani po dërgon armë në Moskë për ofensivën e saj në Ukrainë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG