Raketat e Koresë së Veriut që Rusia po i përdor kundër Ukrainës
Teksa Kievi po has në vështirësi që t’iu kundërvihet sulmeve vdekjeprurëse raketore të Rusisë, zyrtarët ukrainas thonë se Moska edhe një herë po përdorë armë të Koresë së Veriut për të sulmuar qytetet në Ukrainë. Në këtë fotogaleri janë disa raketa që Pheniani raportohet ta ketë furnizuar Rusinë.
5
Raketat KN-23 të ekspozuara në mjetet e tyre lëshuese gjatë një parade në Phenian, në korrik të vitit 2023.
Besohet se raketa KN-23 mbart një ngarkesë prej rreth 500 kilogramësh dhe ka një rreze veprimi deri në 600 kilometra. Arma është e pajisur me fletëza që i mundësojnë të ndryshojë trajektoren gjatë fluturimit, duke e vështirësuar punën e raketave penguese. Analiza forenzike e kryer nga Ukraina për këtë armë zbuloi se raketa ishte prodhuar duke përdorur teknika të vjetruara prodhimi, të ngjashme me ato që përdoreshin rreth 50 vjet më parë.

6
Modeli i dytë i raketës që, sipas raportimeve, Rusia e ka përdorur kundër Ukrainës është KN-24, e paraqitur në këtë fotografi të shkrepur gjatë testimeve, që nuk dihet saktë se kur janë zhvilluar. KN-24 i ngjan sistemit amerikan ATACMS për nga forma dhe funksioni. Ajo u testua për herë të parë në vitin 2019 dhe besohet se ka një rreze veprimi prej rreth 400 kilometrash. Pheniani e përshkruan raketën si një “armë taktike që mund të komandohet” nga distanca.
7
Sistemet KN-24 të fotografuara gjatë një parade në Kore të Veriut, në janar të vitit 2021. Sipas raportimeve, raketat KN-24 janë në gjendje të “ngrihen lart” gjatë fazës së fundit të fluturimit për t’u orientuar dhe për të shmangur sistemet e mbrojtjes ajrore. Besohet se raketat mund të mbajnë ngarkesë me peshë 400-500 kilogramë.
8
Ukrainasit vendosin lule në vendin ku, sipas Ukrainës, një raketë e lëshuar nga Rusia, e prodhuar në Korenë e Veriut, goditi një zonë banimi në Kiev në prill të vitit 2025, duke vrarë disa persona.
Sipas Institutit për Studimin e Luftës (ISW), Rusia e ndërpreu përkohësisht përdorimin e raketave të Koresë së Veriut kundër Ukrainës vitin e kaluar për shkak të problemeve të tyre sa i përket saktësisë.