Pasojat e sulmit të kryer nga Rusia në tokën ukrainase më 21 korrik.
Rusia ka lëshuar qindra dronë dhe dhjetëra raketa përgjatë natës në drejtim të Ukrainës, duke vrarë të paktën dy persona, përfshirë njërin në kryeqytet.
Sulmi ka ndodhur një ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka propozuar mbajtjen e një rundi të ri bisedimesh për paqe.
Përgjatë fundjavës, Zelensky e ka ofruar mundësinë e bisedimeve të reja për paqe me Moskën, teksa partnerët ndërkombëtarë janë përgatitur për të dërguar më shumë armë në Ukrainë përmes NATO-s, pas arritjes së një marrëveshjeje me presidentin amerikan, Donald Trump.
Forca ajrore ukrainase ka thënë se Rusia i ka lëshuar 426 dronë të llojit Shahed, pesë raketa hipersonike Kinzhal dhe 19 raketa lundruese në disa lokacione rreth Kievit, dhe në pjesë tjera të shtetit.
Gjysma e raketave dhe dronëve është thënë se janë shkatërruar.
Zelensky ka thënë se përpjekjet e emergjencës dhe ato për kërkim-shpëtim janë të angazhuara nëpër qytete dhe komunitete.
Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko ka konfirmuar se një person është vrarë në kryeqytetin ukrainas dhe dy të tjerë janë plagosur.
Sulmi e ka shkatërruar edhe hyrjen e stacionit të metrosë Lukjanivska në Kiev, i cili është shfrytëzuar si qendër strehimi gjatë sulmeve ajrore.
Si pasojë e sulmeve, stacioni është mbyllur.
Stacioni i metrosë në Kiev dëmtohet nga sulmet ruse – për të gjashtën herë
1/8Një burrë inspekton një pjesë motori pas sulmeve ajrore ruse me dronë gjatë natës në Kiev, më 20-21 korrik. Në sfond shihet hyrja e stacionit të metrosë Lukyanivska.
Stacioni qendror i metrosë Lukyanivska në Kiev u godit nga një dron rus në orët e para të 21 korrikut, dhe tani është mbyllur për riparime. Kjo shënon herën e gjashtë që ky stacion i ngarkuar dëmtohet nga sulmet që nga fillimi i pushtimit rus në shkallë të gjerë në shkurt të vitit 2022.
2/8Stacioni Lukyanivska i fotografuar më 21 korrik.
Ky stacion i ngarkuar i metrosë në Kiev është dëmtuar tashmë gjashtë herë nga sulmet me dronë dhe raketa ruse që nga fillimi i pushtimit në shkallë të gjerë nga Kremlini në shkurt të vitit 2022.
Stacioni qendror i metrosë Lukyanivska në Kiev u godit nga një dron rus në orët e para të 21 korrikut, dhe tani është mbyllur për riparime. Kjo shënon herën e gjashtë që ky stacion i ngarkuar dëmtohet nga sulmet që nga fillimi i pushtimit rus në shkallë të gjerë në shkurt të vitit 2022.
3/8Një strukturë pranë stacionit të metrosë Lukyanivska, e shkatërruar nga sulmi me dron më 21 korrik.
Ky stacion ishte dëmtuar më herët edhe në sulmet e datave 15 mars 2022, 29 dhjetor 2023, 8 korrik 2024, 18 janar 2025 – kur tre persona u vranë nga një sulm me raketë balistike jashtë metrosë – si dhe më 24 prill 2025.
Stacioni qendror i metrosë Lukyanivska në Kiev u godit nga një dron rus në orët e para të 21 korrikut, dhe tani është mbyllur për riparime. Kjo shënon herën e gjashtë që ky stacion i ngarkuar dëmtohet nga sulmet që nga fillimi i pushtimit rus në shkallë të gjerë në shkurt të vitit 2022.
4/8Njerëz të strehuar brenda stacionit Lukyanivska në dhjetor 2024, gjatë një sulmi ajror.
Ky stacion metroje është një nga shumë të tillë në Kiev që shpesh mbushet me banorë të lagjeve përreth, të cilët strehohen aty gjatë alarmeve për sulme.
Stacioni qendror i metrosë Lukyanivska në Kiev u godit nga një dron rus në orët e para të 21 korrikut, dhe tani është mbyllur për riparime. Kjo shënon herën e gjashtë që ky stacion i ngarkuar dëmtohet nga sulmet që nga fillimi i pushtimit rus në shkallë të gjerë në shkurt të vitit 2022.
5/8Copëza të një motori pranë një tabele të stacionit të metrosë Lukyanivska, të fotografuara më 21 korrik.
Ky stacion ndodhet pranë restorantit të parë McDonald’s në Ukrainë, i hapur në vitin 1997, dhe përballë një ndërtese të njohur shumëkatëshe.
Stacioni qendror i metrosë Lukyanivska në Kiev u godit nga një dron rus në orët e para të 21 korrikut, dhe tani është mbyllur për riparime. Kjo shënon herën e gjashtë që ky stacion i ngarkuar dëmtohet nga sulmet që nga fillimi i pushtimit rus në shkallë të gjerë në shkurt të vitit 2022.
6/8Diku tjetër në Kiev, më 21 korrik, një tjetër dron Shahed goditi këtë bllok banimi në lagjen qendrore Shevçenkivski.
Stacioni qendror i metrosë Lukyanivska në Kiev u godit nga një dron rus në orët e para të 21 korrikut, dhe tani është mbyllur për riparime. Kjo shënon herën e gjashtë që ky stacion i ngarkuar dëmtohet nga sulmet që nga fillimi i pushtimit rus në shkallë të gjerë në shkurt të vitit 2022.
7/8Një burrë pastron brenda ndërtesës së dëmtuar në lagjen Shevçenkivski.
Stacioni qendror i metrosë Lukyanivska në Kiev u godit nga një dron rus në orët e para të 21 korrikut, dhe tani është mbyllur për riparime. Kjo shënon herën e gjashtë që ky stacion i ngarkuar dëmtohet nga sulmet që nga fillimi i pushtimit rus në shkallë të gjerë në shkurt të vitit 2022.
8/8Rrënojat e shpërndara pas sulmit me dron në lagjen Shevçenkivski.
Autoritetet e Kievit thonë se një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën nga sulmet e 21 korrikut. Sulme u raportuan gjithashtu edhe në rajonet e Harkivit dhe Ivano-Frankivskut.
Stacioni qendror i metrosë Lukyanivska në Kiev u godit nga një dron rus në orët e para të 21 korrikut, dhe tani është mbyllur për riparime. Kjo shënon herën e gjashtë që ky stacion i ngarkuar dëmtohet nga sulmet që nga fillimi i pushtimit rus në shkallë të gjerë në shkurt të vitit 2022.
Previous slide
Next slide
Në qytetin perëndimor Ivano-Frankvisk, kryetari Ruslan Martsinkiv e ka përshkruar sulmin si më të madhin në këtë territor prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, më 2022.
Pavarësisht rritjes së dëshmive për të kundërtën, Rusia pretendon se nuk shënjestron infrastrukturë civile.
Autoritetet ukrainase dhe agjencitë ndërkombëtare, sikurse Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, e kanë akuzuar Rusinë për shënjestrim të qëllimshëm të civilëve dhe që diçka e tillë përbën krim lufte.
Dy runde bisedimesh për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës të mbajtura në Stamboll në maj dhe qershor, kanë rezultuar me këmbim të të burgosurve dhe kthim të trupave të ushtarëve të vrarë.
Megjithatë, nuk është arritur ndonjë pajtueshmëri për t’i dhënë fund konfliktit.
Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur i zemëruar nga mungesa e përparimit, dhe i ka dhënë Moskës një afat 50-ditor për t’u pajtuar për armëpushim, ose në të kundërtën do të goditet me sanksione.