Forcat ukrainase ndoshta do të duhet të tërhiqen nga Severodonjeck, një prej dy qyteteve kryesore të rezistencës në lindje të vendit që forcat ruse janë afër t'i rrethojnë, paralajmëroi një zyrtar. Ky njoftim vjen teksa Britania tha se Moska ka nevojë akute për një fitore në Donbas si justifikim politik për luftën.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e përshkroi situatën aktuale në rajonin e Donbasit si “shumë të vështirë”.
“Forcat ruse kanë përqendruar përpjekjet e tyre në Donbas, duke përdorur sulme të artilerisë dhe sulme me raketa, ndërsa forcat ukrainase po mbrojnë tokën tonë në mënyrë që të lejojnë që të ketë burime të mbrojtjes”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë një adresimi natën e 27 majit.
Trupat ruse kanë bërë një përparim të shpejt në rajonin e Luhanskut, duke u përqendruar në qytetet Severodonjeck dhe Lisiçansk.
Sulmet e vazhdueshme me artileri kanë shkatërruar pothuajse plotësisht Severodonjeckut dhe kanë vrarë qindra civilë, thanë zyrtarët e këtij qyteti.
Serhiy Hayday, guvernator i Luhanskut, tha më 28 maj se janë afër 10,000 trupa ruse në rajon dhe se rusët veçse kanë hyrë në disa pjesë të Severodonjeckut.
“Është e mundshme në mënyrë që të mos dorëzohen, ata [ukrainasit] do të duhet të largohen”, tha Hayday.
Kryetari i Severodonjeckut, Olesandr Stryuk, tha se të paktën 1,500 persona janë vrarë në qytet qëkur Rusia nisi pushimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Fotoreporteri kap momente të luftimeve në Ukrainën lindore
1/12Shpërthimi i një mortaje pranë një rruge që të çon në qytetin Lysychansk, në rajonin Luhansk të Ukrainës lindore, më 23 maj.
Fotoreporteri i AFP-së, Aris Messinis, ka arritur të fotografojë momente gjatë luftimeve në Donbas, ndërsa predha mortajash bienin rreth automjetit të tij. Fotot janë bërë më 23 maj derisa civilët përpiqeshin të udhëtonin përgjatë një rruge të rëndësishme që lidh Lysychanskun me Ukrainën lindore.
2/12Një ushtar ukrainas shtrihet përtokë gjatë granatimeve.
Fotoreporteri i AFP-së, Aris Messinis, ka arritur të fotografojë momente gjatë luftimeve në Donbas, ndërsa predha mortajash bienin rreth automjetit të tij. Fotot janë bërë më 23 maj derisa civilët përpiqeshin të udhëtonin përgjatë një rruge të rëndësishme që lidh Lysychanskun me Ukrainën lindore.
3/12Një ushtarak ukrainas duke kaluar pranë një automjeti të blinduar ukrainas të dëmtuar.
Fotoreporteri i AFP-së, Aris Messinis, ka arritur të fotografojë momente gjatë luftimeve në Donbas, ndërsa predha mortajash bienin rreth automjetit të tij. Fotot janë bërë më 23 maj derisa civilët përpiqeshin të udhëtonin përgjatë një rruge të rëndësishme që lidh Lysychanskun me Ukrainën lindore.
4/12Një maskë kundër gazit e vendosur mbi një automjet ushtarak në një pikë kontrolli që mbahet nga ushtarakë ukrainas.
Fotoreporteri i AFP-së, Aris Messinis, ka arritur të fotografojë momente gjatë luftimeve në Donbas, ndërsa predha mortajash bienin rreth automjetit të tij. Fotot janë bërë më 23 maj derisa civilët përpiqeshin të udhëtonin përgjatë një rruge të rëndësishme që lidh Lysychanskun me Ukrainën lindore.
5/12Një ushtar ukrainas në një pikë kontrolli.
Fotoreporteri i AFP-së, Aris Messinis, ka arritur të fotografojë momente gjatë luftimeve në Donbas, ndërsa predha mortajash bienin rreth automjetit të tij. Fotot janë bërë më 23 maj derisa civilët përpiqeshin të udhëtonin përgjatë një rruge të rëndësishme që lidh Lysychanskun me Ukrainën lindore.
6/12Një ushtar ukrainas duke pushuar para se të shkojë në vijën e frontit pranë qytetit Lysychanski.
Fotoreporteri i AFP-së, Aris Messinis, ka arritur të fotografojë momente gjatë luftimeve në Donbas, ndërsa predha mortajash bienin rreth automjetit të tij. Fotot janë bërë më 23 maj derisa civilët përpiqeshin të udhëtonin përgjatë një rruge të rëndësishme që lidh Lysychanskun me Ukrainën lindore.
7/12Ushtarët ukrainas duke përgatitur pajisjet e tyre para se të lëvizin drejt vijës së parë të frontit.
Fotoreporteri i AFP-së, Aris Messinis, ka arritur të fotografojë momente gjatë luftimeve në Donbas, ndërsa predha mortajash bienin rreth automjetit të tij. Fotot janë bërë më 23 maj derisa civilët përpiqeshin të udhëtonin përgjatë një rruge të rëndësishme që lidh Lysychanskun me Ukrainën lindore.
8/12Ushtarët ukrainas duke u përgatitur të lëvizin drejt vijës së frontit në një pikë kontrolli në rajonin lindor ukrainas të Donbasit, më 23 maj 2022, mes pushtimit rus të Ukrainës.
Fotoreporteri i AFP-së, Aris Messinis, ka arritur të fotografojë momente gjatë luftimeve në Donbas, ndërsa predha mortajash bienin rreth automjetit të tij. Fotot janë bërë më 23 maj derisa civilët përpiqeshin të udhëtonin përgjatë një rruge të rëndësishme që lidh Lysychanskun me Ukrainën lindore.
9/12Koha për pak pushim për ushtarët...
Fotoreporteri i AFP-së, Aris Messinis, ka arritur të fotografojë momente gjatë luftimeve në Donbas, ndërsa predha mortajash bienin rreth automjetit të tij. Fotot janë bërë më 23 maj derisa civilët përpiqeshin të udhëtonin përgjatë një rruge të rëndësishme që lidh Lysychanskun me Ukrainën lindore.
10/12Një ushtarak ukrainas mbi një automjeti Humvee, të prodhuar në Shtetet e Bashkuara teksa shpejton drejt vijës së parë të frontit. Uashingtoni ka dërguar qindra automjete Humvee për forcat e armatosura të Ukrainës.
Fotoreporteri i AFP-së, Aris Messinis, ka arritur të fotografojë momente gjatë luftimeve në Donbas, ndërsa predha mortajash bienin rreth automjetit të tij. Fotot janë bërë më 23 maj derisa civilët përpiqeshin të udhëtonin përgjatë një rruge të rëndësishme që lidh Lysychanskun me Ukrainën lindore.
11/12Shpërthimi i një mortaje pranë rrugës për në Lysychansk.
Fotoreporteri i AFP-së, Aris Messinis, ka arritur të fotografojë momente gjatë luftimeve në Donbas, ndërsa predha mortajash bienin rreth automjetit të tij. Fotot janë bërë më 23 maj derisa civilët përpiqeshin të udhëtonin përgjatë një rruge të rëndësishme që lidh Lysychanskun me Ukrainën lindore.
12/12Ushtarët ukrainas përshëndesin me dorë teksa shkojnë drejt vijës së frontit pranë Lysychanskut.
Fotoreporteri i AFP-së, Aris Messinis, ka arritur të fotografojë momente gjatë luftimeve në Donbas, ndërsa predha mortajash bienin rreth automjetit të tij. Fotot janë bërë më 23 maj derisa civilët përpiqeshin të udhëtonin përgjatë një rruge të rëndësishme që lidh Lysychanskun me Ukrainën lindore.
Previous slide
Next slide
Afër 12,000 deri në 13,000 persona vazhdojnë të jenë në qytet, tha ai. Severodonjecku kishte një popullsi prej afër 100,000 banorësh para se të niste lufta.
Ndërkaq, Ministria britanike e Mbrojtjes tha më 28 maj se forcat ruse me gjasë kanë marrë shumicën e territorit të Limanit, një zonë në perëndim të Severodonjeckut dhe sipas inteligjencës britanike, ky duket të jetë operacioni fillestar i fazës së ardhshme të ofensivës ruse.
Ukraina po ashtu ka thënë se rusët kanë marrë kontrollin e shumicës së Limanit dhe se forcat e saj po pengojnë përparimin e rusëve në jugperëndim.
Inteligjenca britanike vlerësoi se Rusia me gjasë do të vë si prioritet marrjen e kalimit të lumit Siverski Donjeck, që ndan Severodonjeckun nga qyteti Lisiçansku.
Moska e ka vendosur si objektiv kyç marrjen e të gjithë rajonit lindor të Donbasit, pasi dështoi që të merrte kontrollin e Kievit.
Në buletin, Ministria britanike e Mbrojtjes vlerësoi se “nëse Rusia ka sukses për të marrë kontrollin e këtyre zonave, në Kremlin ka të ngjarë që kjo të shihet si fitore politike dhe të paraqitet para popullit rus si justifikim për pushtimin”.