Ndërlidhjet

Rusia pretendon se ka marrë nën kontroll një vendbanim në Luhansk


Një tank i ushtrisë ruse në rajonin lindor ukrainas të Luhanskut. Fotografi nga arkivi.
Një tank i ushtrisë ruse në rajonin lindor ukrainas të Luhanskut. Fotografi nga arkivi.

Rusia tha se forcat e saj kanë marrë nën kontroll fshatin ukrainas të Bilogorvkës, një prej vendbanimeve të pakta në rajonin lindor të Luhanskut nën kontrollin e Kievit.

Luahnsku është një prej katër rajoneve ukrainase që Moska pretendon se i ka aneksuar më 2022 dhe marrja e plotë nën kontroll e tyre është një prioritet i kamotshëm i Kremlinit.

“Si rezultat i operacioneve aktive luftarake, njësitë e grupit jugor të ushtrisë çliruan plotësisht vendbanimin e Bilogorivikës”, pretendoi Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Bilogorivka, që kishte një popullsi prej afër 800 banorësh para se të niste pushtimi rus i Ukrainës më 2022, ishte simbol i rezistencës ukrainase në rajonin e Luhanskut. Ky vendbanim ishte rimarrë nga forcat e Kievit në vitin 2022.

Ushtria ukrainase në dy javët e fundit po përballet me presion të madh, teksa Rusia po kryen ofensivën e re në rajonin e Harkivit. Trupat e Kievi po përballen po ashtu me mungesë të municioneve.

Javën e kaluar, Rusia ka pretenduar se ka marrë nën kontroll një sërë vendbanimesh.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG