(KUJDES: Disa foto mund të jenë shqetësuese për disa lexues.)
Njëqind ditët e luftës në Ukrainë
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
![Marina Yatsko (majtas) dhe i dashuri i saj, Fedor, duke vrapuar për në spitalin e Mariupolit teksa mbajnë fëmijën 18 muajsh, Kirillin, të vrarë nga bombardimet, më 4 mars. ](https://gdb.rferl.org/ef5cae02-79c5-4517-bd63-94b40fe0e31a_w1024_q10_s.jpg)
5
Marina Yatsko (majtas) dhe i dashuri i saj, Fedor, duke vrapuar për në spitalin e Mariupolit teksa mbajnë fëmijën 18 muajsh, Kirillin, të vrarë nga bombardimet, më 4 mars.
![Një grua mban macen e saj në një stacion metroje në Kiev më 8 mars. Skenat që të kujtojnë Luftën e Dytë Botërore tronditën botën në fillim të marsit, ndërsa civilët ukrainas u zhvendosën nën tokë për arsye sigurie, ndërsa Rusia lëshoi raketa dhe predha në disa prej qyteteve të mëdha.](https://gdb.rferl.org/08de0000-0a00-0242-14c5-08da4482290d_w1024_q10_s.jpg)
6
Një grua mban macen e saj në një stacion metroje në Kiev më 8 mars. Skenat që të kujtojnë Luftën e Dytë Botërore tronditën botën në fillim të marsit, ndërsa civilët ukrainas u zhvendosën nën tokë për arsye sigurie, ndërsa Rusia lëshoi raketa dhe predha në disa prej qyteteve të mëdha.
![Një grua shtatzënë e plagosur rëndë po transportohet me një barelë nga një maternitet në Mariupol që u godit nga një shpërthim rakete më 9 mars. Si gruaja, ashtu edhe foshnja vdiqën më pas.](https://gdb.rferl.org/028b0000-0aff-0242-3cac-08da0e56fbe7_w1024_q10_s.jpg)
7
Një grua shtatzënë e plagosur rëndë po transportohet me një barelë nga një maternitet në Mariupol që u godit nga një shpërthim rakete më 9 mars. Si gruaja, ashtu edhe foshnja vdiqën më pas.
![Trupat e viktimave vendosen në një varr masiv në periferi të Mariupolit më 9 mars. Qyteti-port pësoi një shkatërrim të gjerë gjatë një rrethimi gati tremujor ku u vranë mijëra civilë.](https://gdb.rferl.org/0cc00000-0aff-0242-1e45-08da44773d2c_w1024_q10_s.jpg)
8
Trupat e viktimave vendosen në një varr masiv në periferi të Mariupolit më 9 mars. Qyteti-port pësoi një shkatërrim të gjerë gjatë një rrethimi gati tremujor ku u vranë mijëra civilë.