Ndërlidhjet

Rusia sanksionon 154 ligjvënës britanikë


Një protestë në Mbretërinë e Bashkuar kundër luftës së Rusisë në Ukrainë.
Një protestë në Mbretërinë e Bashkuar kundër luftës së Rusisë në Ukrainë.

Rusia njoftoi për sanksionimin e 154 anëtarëve të Parlamentit britanik, në kundërpërgjigje të një vendimi të ngjashëm të ndërmarrë ndaj diplomatëve dhe ligjvënësve rusë për shkak të pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës.

Ministria e Jashtme ruse tha më 24 maj se ligjvënësve britanikë, ku përfshihet edhe William Hauge, ish-ministër i Jashtëm dhe kryetar i partisë opozitare, Partisë Konservatore, do t’iu ndalohet hyrja në Rusi.

Në mars, Qeveria britanike vendosi sanksione personale në “pothuajse të gjithë anëtarët” e Parlamentit rus, Këshillit Federal, tha Ministria e Jashtme ruse, duke justifikuar vendimin për sanksione.

Pasi presidenti rus, Vladimir Putin, dërgoi trupa në Ukrainë më 24 shkurt, Perëndimi u përgjigj me sanksione të ashpra ndaj Moskës, largoi disa banka ruse nga sistemi bankar i mesazheve SWIFT, vendosi embargo mbi eksportet ruse, kufizoi investimet, ngriu asetet e zyrtarëve qeveritarë dhe familjeve të tyre, si dhe u vendosën një sërë kufizimesh për udhëtime të zyrtarëve të lartë.

Muajin e kaluar, Rusia ua ndaloi hyrjen 287 ligjvënësve britanikë, në kundërpërgjigje ndaj sanksioneve britanike. Parlamenti britanik ka afër 800 anëtarë.

XS
SM
MD
LG