Ndërlidhjet

Rusia mund të shkaktojë "katastrofë totale" në ekonominë ukrainase


Rusia mund të shkaktojë "katastrofë totale" në ekonominë ukrainase
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:04:20 0:00

Nëse Moska vendos ta pushtojë Ukrainën, marinarët dhe anijet e flotës detare ushtarake ruse mund të nisin sulme amfibe, për t’ia këputur Kievit qasjen në Detin e Zi. Analisti i sigurisë, Mykhaylo Samus, thotë se bllokimi i tregtisë detare do të ishte një “katastrofë totale” për ekonominë e Ukrainës, duke e lënë atë praktikisht të izoluar. Forca e vogël detare ukrainase nuk do të mund t’i bënte ballë marinës ruse, e cila e ka ushtruar një operacion amfib në prillin e vitit 2021. Gjashtë anije ruse nga Flota e Baltikut dhe nga Flota Veriore janë nisur drejt Mesdheut për manovra, dhe ekziston frika se ato mund të devijohen më vonë drejt Detit të Zi. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)

XS
SM
MD
LG