Armët që Koreja e Veriut mund t'ia sigurojë Rusisë
Një vështrim arsenalit të Koresë së Veriut. Vladimir Putin me sa duket shpreson të gjejë burimin e furnizimit me armë teksa makineria ruse e luftës vazhdon pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
9
Automjetet e artilerisë vetëlëvizëse duke qëlluar në det nga Koreja e Veriut në fund të vitit 2016.
Gjurmuesi i armëve i Caliber Obscuras thotë: "Është e vështirë të jesh i sigurt për ndikimin [që mund të kenë armët e Koresë së Veriut], por rritja e disponueshmërisë së municioneve për artilerinë ruse, ose pjesëve dhe [materialeve] për të mbajtur atë artileri duke gjuajtur për më gjatë, sigurisht që do t'i bënte gjërat më të vështira për Ukrainën”.

10
Sistemet e raketave të maskuara si kamionë civilë duke parakaluar në Phenian më 8 shtator. Panelet e sipërme të automjeteve janë të mbuluara me thasë që ngjajnë me materiale ndërtimi.
Disa armë të zbuluara së fundmi në Korenë e Veriut përfshijnë sisteme artilerie raketore të fshehura brenda automjeteve të maskuara si kamionë civilë. Në Ukrainë, dronët kamikazë gjuetarë i kanë bërë automjetet ushtarake lehtësisht të dallueshme dhe të prekshme ndaj sulmeve edhe shumë prapa vijës së frontit.

11
Parakalimi i artilerisë vetëlëvizëse 170 milimetërshe të prodhuar nga Koreja e Veriut në Phenian, në korrik 2013.
Takimi i 13 shtatorit duket se ka përmirësuar ndjeshëm lidhjet mes dy vendeve të izoluara ndërkombëtarisht, pasi Kimi i Koresë së Veriut u tha gazetarëve: "Ne gjithmonë kemi mbështetur çdo vendim që merr presidenti Putin ose Qeveria ruse".
Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar vazhdimisht Korenë e Veriut që të mos bëjë ndonjë marrëveshje armësh me Rusinë, e cila do të shkelte disa rezoluta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.