Ndërlidhjet

Rostov-on-Don, 24 qershor 2023
Rostov-on-Don, 24 qershor 2023

Mercenarët e Wagnerit tërhiqen në bazat e tyre

  • Shefi i grupit mercenar rus, Wagner, u tha trupave të tij të ndalin marshimin e tyre drejt Moskës, “për të shmangur gjakderdhjen”.
  • Më 23 qershor, Yevgeny Prigozhin bëri thirrje për rebelim kundër ushtrisë ruse, duke e akuzuar atë për sulme vdekjeprurëse kundër forcave të tij në Ukrainë.
  • Pasditen e 24 qershorit, Prigozhin u tha forcave të tij që të kthehen në bazat e tyre, pas negociatave me udhëheqësin bjellorus, Alexandr Lukashenko, raportoi kanali televiziv rus, Rossiya 24.
  • Presidenti rus, Vladimir Putin, e cilësoi sjelljen e Wagnerit si “tradhti”.
10:46 24.6.2023

Pamje nga Rostov-on-Don

Burra të armatosur, që raportohet të jenë nga grupi mercenar Wagner, janë parë në qytetin jugor të Rusisë, Rostov-on-Don, teksa udhëheqësi i grupit, Yevgeny Prigozhin, ka bërë thirrje për rrëzim të shefave të ushtrisë ruse.

Luftëtarët e Wagnerit shihen në Rostov-on-Don pas thirrjes për rebelim

Disa burra të armatosur afër një tankeje në qendër të Rostov-on-Donit. Fotografia është bërë në mëngjesin e 24 qershorit, afër bazës së ushtrisë ruse për rajonin jugor.
1/10 Disa burra të armatosur afër një tankeje në qendër të Rostov-on-Donit. Fotografia është bërë në mëngjesin e 24 qershorit, afër bazës së ushtrisë ruse për rajonin jugor.
Burra të armatosur, që raportohet të jenë nga grupi mercenar Wagner, janë parë në qytetin jugor të Rusisë, Rostov-on-Don, teksa udhëheqësi i grupit, Yevgeny Prigozhin, ka bërë thirrje për rrëzim të shefave të ushtrisë ruse. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
Një tanke me simbole të kuqe në rrugët kryesore të Rostov-on-Donit. Yevgeny Prigozhin, shefi i Wagnerit, ka thënë më 24 qershor se forcat e tij kanë kaluar nga territori ukrainas dhe kanë hyrë në Rostov-on-Don, rreth 100 kilometra larg zonës kufitare.
2/10 Një tanke me simbole të kuqe në rrugët kryesore të Rostov-on-Donit. Yevgeny Prigozhin, shefi i Wagnerit, ka thënë më 24 qershor se forcat e tij kanë kaluar nga territori ukrainas dhe kanë hyrë në Rostov-on-Don, rreth 100 kilometra larg zonës kufitare.
Burra të armatosur, që raportohet të jenë nga grupi mercenar Wagner, janë parë në qytetin jugor të Rusisë, Rostov-on-Don, teksa udhëheqësi i grupit, Yevgeny Prigozhin, ka bërë thirrje për rrëzim të shefave të ushtrisë ruse. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
Burrat, që raportohet të jenë pjesëtarë të Wagnerit, shihen duke marrë pozicione mbrapa një makine civile. Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi, ka bërë të ditur për inicimin e një rasti penal kundër Prigozhinit për “nxitje të rebelimit të armatosur”.
3/10 Burrat, që raportohet të jenë pjesëtarë të Wagnerit, shihen duke marrë pozicione mbrapa një makine civile. Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi, ka bërë të ditur për inicimin e një rasti penal kundër Prigozhinit për “nxitje të rebelimit të armatosur”.
Burra të armatosur, që raportohet të jenë nga grupi mercenar Wagner, janë parë në qytetin jugor të Rusisë, Rostov-on-Don, teksa udhëheqësi i grupit, Yevgeny Prigozhin, ka bërë thirrje për rrëzim të shefave të ushtrisë ruse. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
Burra të armatosur mbrapa një makine.
4/10 Burra të armatosur mbrapa një makine.
Burra të armatosur, që raportohet të jenë nga grupi mercenar Wagner, janë parë në qytetin jugor të Rusisë, Rostov-on-Don, teksa udhëheqësi i grupit, Yevgeny Prigozhin, ka bërë thirrje për rrëzim të shefave të ushtrisë ruse. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
Këtu shihet Prigozhin, dhe besohet se është në bazën e ushtrisë ruse për rajonin e jugut.<br />
<br />
Prigozhin ka pretenduar më 23 qershor se kampi i Wagnerit në Ukrainë është goditur me raketa dhe e ka akuzuar ushtrinë ruse për to.
5/10 Këtu shihet Prigozhin, dhe besohet se është në bazën e ushtrisë ruse për rajonin e jugut.

Prigozhin ka pretenduar më 23 qershor se kampi i Wagnerit në Ukrainë është goditur me raketa dhe e ka akuzuar ushtrinë ruse për to.
Burra të armatosur, që raportohet të jenë nga grupi mercenar Wagner, janë parë në qytetin jugor të Rusisë, Rostov-on-Don, teksa udhëheqësi i grupit, Yevgeny Prigozhin, ka bërë thirrje për rrëzim të shefave të ushtrisë ruse. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
Një burrë, që besohet se i përket grupit Wagner, shihet duke iu drejtuar fotografit më 24 qershor.
6/10 Një burrë, që besohet se i përket grupit Wagner, shihet duke iu drejtuar fotografit më 24 qershor.
Burra të armatosur, që raportohet të jenë nga grupi mercenar Wagner, janë parë në qytetin jugor të Rusisë, Rostov-on-Don, teksa udhëheqësi i grupit, Yevgeny Prigozhin, ka bërë thirrje për rrëzim të shefave të ushtrisë ruse. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
Burra të armatosur në qendër të Rostov-on-Donit. Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, ka urdhëruar të shtunën që të merren masa &ldquo;anti-terrorit&rdquo;.
7/10 Burra të armatosur në qendër të Rostov-on-Donit. Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, ka urdhëruar të shtunën që të merren masa “anti-terrorit”.
Burra të armatosur, që raportohet të jenë nga grupi mercenar Wagner, janë parë në qytetin jugor të Rusisë, Rostov-on-Don, teksa udhëheqësi i grupit, Yevgeny Prigozhin, ka bërë thirrje për rrëzim të shefave të ushtrisë ruse. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
Në fotografi e bërë para agimit, më 24 qershor. Në të shihen civilët e mbledhur në Rostov-on-Don rreth një makine të armatosur, e cila mban shkronjën Z &ndash; simbol që lidhet me luftën e Rusisë në Ukrainë.
8/10 Në fotografi e bërë para agimit, më 24 qershor. Në të shihen civilët e mbledhur në Rostov-on-Don rreth një makine të armatosur, e cila mban shkronjën Z – simbol që lidhet me luftën e Rusisë në Ukrainë.
Burra të armatosur, që raportohet të jenë nga grupi mercenar Wagner, janë parë në qytetin jugor të Rusisë, Rostov-on-Don, teksa udhëheqësi i grupit, Yevgeny Prigozhin, ka bërë thirrje për rrëzim të shefave të ushtrisë ruse. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
Një luftëtar i Wagnerit shihet para një pajisjeje të armatosur që besohet se i përket ushtrisë ruse në Rostov-on-Don.
9/10 Një luftëtar i Wagnerit shihet para një pajisjeje të armatosur që besohet se i përket ushtrisë ruse në Rostov-on-Don.
Burra të armatosur, që raportohet të jenë nga grupi mercenar Wagner, janë parë në qytetin jugor të Rusisë, Rostov-on-Don, teksa udhëheqësi i grupit, Yevgeny Prigozhin, ka bërë thirrje për rrëzim të shefave të ushtrisë ruse. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
Një grua i flet një burri të armatosur në Rostov-on-Don, pasi del nga autobusi.<br />
&nbsp;
10/10 Një grua i flet një burri të armatosur në Rostov-on-Don, pasi del nga autobusi.
 
Burra të armatosur, që raportohet të jenë nga grupi mercenar Wagner, janë parë në qytetin jugor të Rusisë, Rostov-on-Don, teksa udhëheqësi i grupit, Yevgeny Prigozhin, ka bërë thirrje për rrëzim të shefave të ushtrisë ruse. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
Previous slide
Next slide

10:21 24.6.2023

Çfarë duhet të dini për Grupin Wagner?

Emrin Wagner ka gjasë që do ta dëgjoni më shpesh këto ditë.

Më poshtë po ju sjellim disa informacione që duhet t’i dini për të.

Grupi wagner – i njohur zyrtarisht si PMC Wagner - e cilëson veten si “kompani private ushtarake”.

Grupi është identifikuar për herë të parë më 2014, kur i ka mbështetur forcat separatiste pro-ruse në lindje të Ukrainës.

Prej atëherë është rritur vazhdimisht.

Ministria britanike e Mbrojtjes ka thënë se Wagneri ka nisur të rekrutojë numër të madh ushtarësh më 2022, sepse Rusia e ka pasur problem që të gjejë njerëz për ushtrinë e saj të rregullt.

Rreth 80 për qind e trupave të Wagnerit, që kanë luftuar në Ukrainë, janë nxjerrë prej burgjeve, ka thënë Këshilli amerikan për Siguri Kombëtare, më herët gjatë këtij viti.

Në Ukrainë, Wagneri ka zhvilluar luftë të gjatë dhe shumë të kushtueshme, për të marrë kontrollin e qytetit të Bahmutit.

10:13 24.6.2023

Raportohet se janë bastisur zyrat e Wagnerit në Shën Petersburg

Zyrtarët rusë për zbatim të ligjit raportohet të kenë kryer bastisje në zyrat e Wagnerit në Shën Petersburg.

“Zyrtarë për zbatim të ligjit kanë hyrë në Qendrën e Wagnerit në Shën Petersburg”, ka raportuar mediumi Fontanka.

Sipas saj, dy autobusë me forca speciale të policisë dhe pjesëtarë të Gardës Kombëtare kanë hyrë në ndërtesë.

10:06 24.6.2023

Britania: Wagneri është nisur drejt Moskës

Ministria britanike e Mbrojtjes, ka thënë në përditësimin e fundit të saj se disa njësite të Wagnerit “janë nisur në veri përmes rajonit Voronezh, dhe pothuajse me siguri e synojnë Moskën”.

Vorenezh shtrihet në mes të Moskës dhe Rostov-on-Donit, qytetit rus të cilin Wagneri pretendon se tani e kontrollon.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG