Ndërlidhjet

Si i shpëtoi rusja në Izrael sulmit nga militantët e Hamasit


Si i shpëtoi rusja në Izrael sulmit nga militantët e Hamasit
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:37 0:00

Një emigrante e lindur në Rusi ka treguar se si familja e saj është fshehur në një dhomë sigurie, teksa militantët e grupit palestinez, Hamas, hynë në shtëpinë e saj në Izrael. Maria Ballach ishte zhvendosur në Izrael 20 vjet më parë, dhe është banore e fshatit Nahal Oz, afër kufirit me Gazën. Ajo thotë se të fshehur me bashkëshortin dhe foshnjën, mund t’i dëgjonin sulmuesit duke folur dhe duke plaçkitur shtëpinë e tyre. Ballach thotë se shuli i përforcuar i derës së dhomës ua shpëtoi jetën, teksa militantët e Hamasit u përpoqën disa herë të futeshin brenda. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)

XS
SM
MD
LG