Ndërlidhjet

Aeroporti i braktisur

Gjatë ditëve të verës, në kohën e Bashkimit Sovjetik, Vladimir Prokopyev ishte njeri me angazhime. Në një ishull të paprekur në Liqenin Baikal, menaxheri i aeroportit mbikëqyrte arritjen e tre, e ndonjëherë edhe katër fluturimeve çdo ditë. Pastaj gjithçka ndaloi përnjëherë. Përderisa Vladimiri vazhdonte me detyrat e tij, ndodhi edhe zhbërja e Bashkimit Sovjetik.
Në realitetin e ri të tregut të lirë, mbështetja për shërbimet ajrore u zhduk dhe ndaloi ardhja e aeroplanëve në ishull. Por Vladimiri, tani 86 vjeç, është njeri i përgjegjshëm, që e do punën. Ai kishte një aeroport për ta mirëmbajtur, dhe gjatë 20 viteve të kaluara, duke shpresuar se fluturimet do të rikthehen, ai e ka vazhduar punën e tij.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG