Samiti i NATO-s mbyllet me premtime për Ukrainën, vëmendje të re mbi Bidenin
Vendet anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) bënë zotime afatgjata për mbështetjen e Kievit, në kuadër të një marrëveshjeje të quajtur Pakti për Ukrainën, përderisa Shtetet e Bashkuara ofruan një pako gjithëpërfshirëse të ndihmës ushtarake për t’i ndihmuar në zmbrapsjen e Rusisë. Teksa samiti i NATO-s u përmbyll në Uashington, shumë udhëheqës lavdëruan fuqinë e aleancës. Por, pati më pak konsensus rreth paraqitjes së presidentit amerikan, Joe Biden, teksa gafat e mëdha të tij gjatë ngjarjes larguan vëmendjen prej politikave. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)
Përmbajtja
-
19 korrik 2026Si funksionojnë agjentët “njëpërdorimësh” të Rusisë?
-
18 korrik 2026Një klikim dhe llogaria juaj bankare mund të jetë në rrezik
-
14 korrik 2026Pse kushton më shumë të blesh “Made in Kosova”?