Ndërlidhjet

Në Sarajevë mbahet Parada e Krenarisë


Parada e Krenarisë në Sarajevë më 14 gusht 2021.
Parada e Krenarisë në Sarajevë më 14 gusht 2021.

Qindra qytetarë marshuan në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës për të shënuar Paradën e tretë të Krenarisë, në mbështetje të komunitetit LGBT.

Nuk është raportuar për dhunë në ngjarjen e mbajtur më 14 gusht, kjo për shkak të prezencës së madhe të policisë, që bllokoi rrugë të kryeqytetit, për të parandaluar përleshjet eventuale me kundërprotestues.

Kjo është Parada e Tretë që mbahet në Bosnje, një shtet i ndarë etnikisht dhe gjerësisht konservatorë.

Parada e tretë e Krenarisë e mbajtur më 14 gusht në Sarajevë.
Parada e tretë e Krenarisë e mbajtur më 14 gusht në Sarajevë.

Organizatorët thanë se pjesëtarët e komunitetit LGBT janë margjinalizuar edhe më shumë që prej fillimit të pandemisë së koronavirusit, që ka lënë të vdekur mbi 9.700 persona në këtë shtet.

“Ne po rezistojmë dhe po themi se mjaft është mjaft. Pandemia solli më shumë dhunë. Na ka mbyllur në katër mure, në rrethin e dhunës në familje. Koha është që të themi mjaft, tha Amar Catoviq, një prej organizatorëve, që mbajti fjalim para ndërtesës së parlamentit.

“Ne, lesbiket, gejët, biseksualët, transgjinorët, po dalim në rrugë sepse kufizimet e pandemisë janë realitet i përditshëm i yni”, tha grupi i organizatorëve përmes një deklarate për media. “Në vitin që e lamë pas, të drejtat dhe liritë tona janë përkeqësuar edhe më tej”, u tha në deklaratë.

Marsh kundër komunitetit LGBT para se të mbahej Parada e Krenarisë në Sarajevë më 14 gusht.
Marsh kundër komunitetit LGBT para se të mbahej Parada e Krenarisë në Sarajevë më 14 gusht.

Grupi ka kërkuar që të miratohet ligji për partneritet mes gjinisë së njëjtë dhe që t’i jepet fund diskriminimit të komunitetit LGBT në Bisnje.

Dhjetëra kundërshtar të LGBT mbajtën tubimet e tyre në Sarajevë, duke thënë se duan t’i mbrojnë vlerat tradicionale të shtetit kundër ideologjisë “agresive” të komunitetit LGBT.

XS
SM
MD
LG