Ndërlidhjet

Serbia njofton për 63 viktima nga COVID-19


Punëtoret mjekësore transportojnë një pacient që vuan nga sëmundja COVID-19 në spitalin Batajnica COVID-19 në Beograd, Serbi, 4 tetor 2021.
Punëtoret mjekësore transportojnë një pacient që vuan nga sëmundja COVID-19 në spitalin Batajnica COVID-19 në Beograd, Serbi, 4 tetor 2021.

Situata epidemiologjike në Serbi vazhdon të jetë e rënduar pasi autoritetet shëndetësore të hënën (1 nëntor) njoftuan edhe për 63 persona të vdekur nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

Shifra të përafërta të viktimave janë raportuar edhe gjatë ditëve të kaluara.

Që nga muaji mars i vitit 2020 në këtë vend të Ballkanit Perëndimor janë regjistruar gjithsej 10.018 të vdekur nga COVID-19.

Të hënën, nga 19.952 mostra të testuara, 5.896 kanë dalë pozitivë në koronavirus.

Në spitalet e Serbisë janë të shtrirë 6.760 pacientë, prej tyre 290 po trajtohen përmes respiratorit.

XS
SM
MD
LG