Punëtorët mjekësorë trajtojnë pacientët që vuajnë nga sëmundja COVID-19 në Beograd, Serbi, 22 Prill 2021.
Serbia ka regjistruar 53 viktima nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë e Serbisë tha në raportin e saj të martën (12 tetor) se janë shënuar edhe 6.930 raste të reja të të infektuarve bazuar në 23.660 testime.
Në spitalet e këtij vendi po trajtohen 6.591 pacientë dhe prej tyre 269 janë në respiratorë.
Që nga muaji mars i vitit 2020, në Serbi janë regjistruar 8.841 vdekje për shkak të sëmundjes COVID-19 ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në mbi 1 milion.
Si u bë Serbia vatra më e re e COVID-19 në botë?
1/11Pavarësisht se ofrohen disa lloje të vaksinave kundër COVID-19, nisma e vaksinimit në Serbi ka ngecur, pasi janë imunizuar vetëm pak mbi 40 për qind e popullsisë së saj prej shtatë milionë banorësh.
(Beograd, 25 gusht 2021)
Lokale të mbushura plot, pak maska dhe pothuajse asnjë kufizim – në Serbi duket se pandemia ka përfunduar. Por, ky është vetëm një iluzion i keq, teksa vendi ballkanik aktualisht kryeson në botë për nga shkalla e infektimit me koronavirus.
(Përgatiti: Trim Haliti)
2/11Në Serbi janë regjistruar mesatarisht mbi 6.500 raste në ditë, gjatë dy javëve të fundit, sipas të dhënave nga AFP. Kjo do të thotë se shkalla e infektimit është prej gati 93.5 për çdo 100.000 njerëz – dukshëm më e larta në botë.
(Beograd, 4 tetor 2021)
Lokale të mbushura plot, pak maska dhe pothuajse asnjë kufizim – në Serbi duket se pandemia ka përfunduar. Por, ky është vetëm një iluzion i keq, teksa vendi ballkanik aktualisht kryeson në botë për nga shkalla e infektimit me koronavirus.
(Përgatiti: Trim Haliti)
3/11Ndonëse bartja e maskës në ambiente të mbyllura dhe distanca sociale janë të obligueshme, këto masa zbatohen pak, apo fare. Respektimi i rregullave është bërë zgjedhje individuale.
(Beograd, 11 tetor 2021)
Lokale të mbushura plot, pak maska dhe pothuajse asnjë kufizim – në Serbi duket se pandemia ka përfunduar. Por, ky është vetëm një iluzion i keq, teksa vendi ballkanik aktualisht kryeson në botë për nga shkalla e infektimit me koronavirus.
(Përgatiti: Trim Haliti)
4/11Mjekët e kanë nxitur qeverinë të zbatojë masa të rrepta, si kufizimi i orarit të veprimtarisë së bizneseve jo të domosdoshme, si dhe aplikimi i pasaportës së vaksinës, që do të kufizonte aktivitetet sociale të atyre që ende nuk kanë marrë vaksinën kundër sëmundjes vdekjeprurëse.
(Novi Sad, 11 korrik 2021)
Lokale të mbushura plot, pak maska dhe pothuajse asnjë kufizim – në Serbi duket se pandemia ka përfunduar. Por, ky është vetëm një iluzion i keq, teksa vendi ballkanik aktualisht kryeson në botë për nga shkalla e infektimit me koronavirus.
(Përgatiti: Trim Haliti)
5/11Pas shqyrtimit të idesë për disa javë, kryeministrja Ana Bërnabiq e ka hedhur poshtë atë përfundimisht, duke thënë se nuk ekziston një mënyrë për t'i detyruar serbët të mbajnë disiplinën.
(Novi Sad, 11 korrik 2021)
Lokale të mbushura plot, pak maska dhe pothuajse asnjë kufizim – në Serbi duket se pandemia ka përfunduar. Por, ky është vetëm një iluzion i keq, teksa vendi ballkanik aktualisht kryeson në botë për nga shkalla e infektimit me koronavirus.
(Përgatiti: Trim Haliti)
6/11“Është e pamundshme të kontrollohen pasaportat, ashtu siç është e pamundshme të kontrollohet bartja e maskës në hapësira të mbyllura”, është shprehur Bërnabiq. “Ne kemi një kurë për këtë... dhe ky është vaksinimi”, ka deklaruar kryeministrja e Serbisë.
(Beograd, 11 tetor 2021)
Lokale të mbushura plot, pak maska dhe pothuajse asnjë kufizim – në Serbi duket se pandemia ka përfunduar. Por, ky është vetëm një iluzion i keq, teksa vendi ballkanik aktualisht kryeson në botë për nga shkalla e infektimit me koronavirus.
(Përgatiti: Trim Haliti)
7/11Rade Paniq, i cili udhëheq një union mjekësh, e ka lidhur hezitimin e qeverisë për të zbatuar masa më të ashpra, me zgjedhjet e ardhshme, të parapara për t’u mbajtur në pranverën e ardhshme, dhe me ndikimin e gjerë të skeptikëve të vaksinave.
(Beograd, 4 tetor 2021)
Lokale të mbushura plot, pak maska dhe pothuajse asnjë kufizim – në Serbi duket se pandemia ka përfunduar. Por, ky është vetëm një iluzion i keq, teksa vendi ballkanik aktualisht kryeson në botë për nga shkalla e infektimit me koronavirus.
(Përgatiti: Trim Haliti)
8/11Përveç çështjes së zbatimit të masave, Serbia po ashtu ka hasur në vështirësi për ta bindur popullatën e re që të vaksinohet. Sipas kryeministres, vetëm 22 për qind e personave të moshës ndërmjet 18 dhe 30-vjeçare janë imunizuar deri më tani.
(Beograd, 11 tetor 2021)
Lokale të mbushura plot, pak maska dhe pothuajse asnjë kufizim – në Serbi duket se pandemia ka përfunduar. Por, ky është vetëm një iluzion i keq, teksa vendi ballkanik aktualisht kryeson në botë për nga shkalla e infektimit me koronavirus.
(Përgatiti: Trim Haliti)
9/11Rade Paniq, i cili punon si anesteziolog në një spital për pacientët me COVID-19, ka thënë se mjekët janë të “dërrmuar”, ndërsa Bërnabiqin e ka quajtur “diletante”.
(Beograd, 4 tetor 2021)
Lokale të mbushura plot, pak maska dhe pothuajse asnjë kufizim – në Serbi duket se pandemia ka përfunduar. Por, ky është vetëm një iluzion i keq, teksa vendi ballkanik aktualisht kryeson në botë për nga shkalla e infektimit me koronavirus.
(Përgatiti: Trim Haliti)
10/11“Është një fushëbetejë, edhe për pacientët që po vdesin, edhe për mjekët e lodhur shumë”, ka thënë Paniq.
(Beograd, 4 tetor 2021)
Lokale të mbushura plot, pak maska dhe pothuajse asnjë kufizim – në Serbi duket se pandemia ka përfunduar. Por, ky është vetëm një iluzion i keq, teksa vendi ballkanik aktualisht kryeson në botë për nga shkalla e infektimit me koronavirus.
(Përgatiti: Trim Haliti)
11/11Serbia prej kohësh është bërë vatër e keqinformimit për vaksinat, nxitur nga një mungesë e besimit në qeverinë dhe në institucionet e tjera, si rezultat i skandaleve të shpeshta të korrupsionit dhe një mungese të përgjithshme të transparencës.
(Beograd, 11 tetor 2021)
Lokale të mbushura plot, pak maska dhe pothuajse asnjë kufizim – në Serbi duket se pandemia ka përfunduar. Por, ky është vetëm një iluzion i keq, teksa vendi ballkanik aktualisht kryeson në botë për nga shkalla e infektimit me koronavirus.
(Përgatiti: Trim Haliti)
Previous slide
Next slide
Në Serbi janë regjistruar mesatarisht mbi 6.500 raste në ditë, gjatë dy javëve të fundit, sipas të dhënave nga AFP. Kjo do të thotë se shkalla e infektimit është prej gati 93.5 për çdo 100.000 njerëz – dukshëm më e larta në botë.
Ndonëse bartja e maskës në ambiente të mbyllura dhe distanca sociale janë të obligueshme, këto masa zbatohen pak, apo fare. Respektimi i rregullave është bërë zgjedhje individuale.
Mjekët e kanë nxitur qeverinë të zbatojë masa të rrepta, si kufizimi i orarit të veprimtarisë së bizneseve jo të domosdoshme, si dhe aplikimi i pasaportës së vaksinës, që do të kufizonte aktivitetet sociale të atyre që ende nuk kanë marrë vaksinën kundër sëmundjes vdekjeprurëse.