Zyrtari amerikan: Kërkesat e sigurisë së Rusisë çojnë drejt një rendi të ri botëror

Ambasadori i SHBA-së në OSBE, Michael Carpenter.
Propozimet për sigurinë evropiane, që Rusia ia dërgoi Perëndimit në fund të vitit të kaluar, paraqesin një rrugë drejt një rendi të ri botëror, të rrezikshëm, tha një zyrtar amerikan.
Michael Carpenter, ambasador i Shteteve të Bashkuara në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se Perëndimi thjesht nuk mund të negociojë për parimet kyçe, siç janë sovraniteti dhe integriteti territorial i shteteve.
“Nëse fillojmë të ndjekim rrugën e negociatave mbi parimet thelbësore të rendit ndërkombëtar, atëherë do të përfundojmë në një botë ku fuqia bën ligjin dhe raketat, tanket e trupat vendosin nëse një vend duhet të zgjedhë të ardhmen e tij”, tha Carpenter.
Në dhjetor, Rusia kërkoi nga NATO që të ndalonte zgjerimin drejt lindjes dhe të tërhiqte trupat dhe armatimet nga Evropa Lindore dhe Qendrore.
Moska i bëri këto kërkesa teksa vendosi mbi 100,000 trupa në afërsi të kufirit me Ukrainën. Grumbullimi i trupave, sipas ekspertëve dhe zyrtarëve perëndimorë, është përpjekje e Rusisë për të negociuar duke “vendosur revolen në tavolinë”.
Rusia po kërkon që të bllokojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO, diçka që Kremlini e ka quajtur si “vijë të kuqe”.
Tri runde negociatash, që u mbajtën më herët gjatë këtij muaji midis Perëndimit dhe Rusisë mbi kërkesat e sigurisë, dështuan, teksa janë rritur shqetësimet se pushtimi i Ukrainës mund të jetë i pashmangshëm.
Rusia mohon se ka plane që ta pushtojë Ukrainën.
Gjatë këtyre takimeve, SHBA-ja dhe partnerët evropianë e kanë paralajmëruar Moskën se do të përballet me sanksione “masive” ekonomike, nëse e pushton Ukrainën.
Carpenter, që e ka përfaqësuar Uashingtonin në takimin e OSBE-së me Rusinë më 13 janar, tha se kërcënimi për sanksione të fuqishme perëndimore, kanë për qëllim që Rusia të zgjedhë midis diplomacisë dhe pushtimit.
“Ajo që ne gjykojmë si mënyrë më efektive për t’iu qasur situatës është zgjerimi i hendekut midis këtyre dy zgjedhjeve, në mënyrë që të bëhet shumë e qartë” për Rusinë, tha ai.
Megjithatë, ekziston shqetësimi se mund të ketë mospajtime në Perëndim lidhur me përgjigjen ndaj agresionit rus. Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, ka lidhje të thella tregtare me Rusinë dhe mund të humbasë më shumë se shtetet e tjera nëse vendosen sanksione ndaj Rusisë.
Ukrainasit përballen me acar dhe me një luftë të mundshme me Rusinë
1/12Një ushtar ukrainas bën gati një mitraloz në vijën e frontit në rajonin Luhansk në lindje të Ukrainsë më 29 janar.
Me temperatura të ulëta dhe me pemë të zhveshura nga gjethet, mesi i dimrit konsiderohet si kohë optimale për një operacion ushtarak – një frikë që ndahet nga ushtarët ukrainas dhe civilët në afërsi të vijës së frontit në lindje të Ukrainës. Rusia ka grumbulluar mbi 100,000 trupa përgjatë kufijve të Ukrainës. Ushtarët ukrainas në llogoret në rajonet Luhansk dhe Donetsk, së bashku me banorët e zonave përreth, po përballen me një dimër të ashpër dhe nuk janë të sigurt se çfarë i pret në ditët apo javët në vijim.
2/12Ushtarët ukrainas me veshje kamuflazhi patrullojnë në rajonin e Luhanskut.
Me temperatura të ulëta dhe me pemë të zhveshura nga gjethet, mesi i dimrit konsiderohet si kohë optimale për një operacion ushtarak – një frikë që ndahet nga ushtarët ukrainas dhe civilët në afërsi të vijës së frontit në lindje të Ukrainës. Rusia ka grumbulluar mbi 100,000 trupa përgjatë kufijve të Ukrainës. Ushtarët ukrainas në llogoret në rajonet Luhansk dhe Donetsk, së bashku me banorët e zonave përreth, po përballen me një dimër të ashpër dhe nuk janë të sigurt se çfarë i pret në ditët apo javët në vijim.
3/12Një ushtar ukrainas me veshje kamuflazhi qëndron në një pozicion në vijën e frontit në rajonin e Luhanskut më 29 janar 2022.
Me temperatura të ulëta dhe me pemë të zhveshura nga gjethet, mesi i dimrit konsiderohet si kohë optimale për një operacion ushtarak – një frikë që ndahet nga ushtarët ukrainas dhe civilët në afërsi të vijës së frontit në lindje të Ukrainës. Rusia ka grumbulluar mbi 100,000 trupa përgjatë kufijve të Ukrainës. Ushtarët ukrainas në llogoret në rajonet Luhansk dhe Donetsk, së bashku me banorët e zonave përreth, po përballen me një dimër të ashpër dhe nuk janë të sigurt se çfarë i pret në ditët apo javët në vijim.
4/12Një ushtare ukrainase qëndron në një llogore.

5/12Një ushtar ukrainas përdor një periskop për të monitoruar situatën në afërsi të Donetskut, rajon që kontrollohet nga separatistët e mbështetur nga Kremlini. 29 janar 2022.
Me temperatura të ulëta dhe me pemë të zhveshura nga gjethet, mesi i dimrit konsiderohet si kohë optimale për një operacion ushtarak – një frikë që ndahet nga ushtarët ukrainas dhe civilët në afërsi të vijës së frontit në lindje të Ukrainës. Rusia ka grumbulluar mbi 100,000 trupa përgjatë kufijve të Ukrainës. Ushtarët ukrainas në llogoret në rajonet Luhansk dhe Donetsk, së bashku me banorët e zonave përreth, po përballen me një dimër të ashpër dhe nuk janë të sigurt se çfarë i pret në ditët apo javët në vijim.
6/12Një ushtar riparon një llogore në afërsi të Donetskut.
Me temperatura të ulëta dhe me pemë të zhveshura nga gjethet, mesi i dimrit konsiderohet si kohë optimale për një operacion ushtarak – një frikë që ndahet nga ushtarët ukrainas dhe civilët në afërsi të vijës së frontit në lindje të Ukrainës. Rusia ka grumbulluar mbi 100,000 trupa përgjatë kufijve të Ukrainës. Ushtarët ukrainas në llogoret në rajonet Luhansk dhe Donetsk, së bashku me banorët e zonave përreth, po përballen me një dimër të ashpër dhe nuk janë të sigurt se çfarë i pret në ditët apo javët në vijim.
7/12Një ushtar ukrainas kontrollon situatën në vijën e frontit, shumë pranë qytetit të Doneskut, që kontrollohet nga separatistët e mbështetur nga Rusia. 29 janar 2022.
Me temperatura të ulëta dhe me pemë të zhveshura nga gjethet, mesi i dimrit konsiderohet si kohë optimale për një operacion ushtarak – një frikë që ndahet nga ushtarët ukrainas dhe civilët në afërsi të vijës së frontit në lindje të Ukrainës. Rusia ka grumbulluar mbi 100,000 trupa përgjatë kufijve të Ukrainës. Ushtarët ukrainas në llogoret në rajonet Luhansk dhe Donetsk, së bashku me banorët e zonave përreth, po përballen me një dimër të ashpër dhe nuk janë të sigurt se çfarë i pret në ditët apo javët në vijim.
8/12Një ushtar ukrainas pren dru në vijën e frontit në afërsi të fshatit Pisky në rajonin e Donetskut më 29 janar.
Me temperatura të ulëta dhe me pemë të zhveshura nga gjethet, mesi i dimrit konsiderohet si kohë optimale për një operacion ushtarak – një frikë që ndahet nga ushtarët ukrainas dhe civilët në afërsi të vijës së frontit në lindje të Ukrainës. Rusia ka grumbulluar mbi 100,000 trupa përgjatë kufijve të Ukrainës. Ushtarët ukrainas në llogoret në rajonet Luhansk dhe Donetsk, së bashku me banorët e zonave përreth, po përballen me një dimër të ashpër dhe nuk janë të sigurt se çfarë i pret në ditët apo javët në vijim.
9/12Ushtarët e Ukrainës qëndrojnë në vijën e frontit në fshatin Pisky në rajonin e Donetskut më 29 janar 2022.
Me temperatura të ulëta dhe me pemë të zhveshura nga gjethet, mesi i dimrit konsiderohet si kohë optimale për një operacion ushtarak – një frikë që ndahet nga ushtarët ukrainas dhe civilët në afërsi të vijës së frontit në lindje të Ukrainës. Rusia ka grumbulluar mbi 100,000 trupa përgjatë kufijve të Ukrainës. Ushtarët ukrainas në llogoret në rajonet Luhansk dhe Donetsk, së bashku me banorët e zonave përreth, po përballen me një dimër të ashpër dhe nuk janë të sigurt se çfarë i pret në ditët apo javët në vijim.
10/12Një banore lokale kalon pranë një ndërtese të shkatërruar nga luftimet ndërmjet ushtrisë ukrainase dhe separatistëve më 2014. Kjo fotografi është realizuar më 30 janar në periferi të Slovyansk në rajonin Donetsk.
Me temperatura të ulëta dhe me pemë të zhveshura nga gjethet, mesi i dimrit konsiderohet si kohë optimale për një operacion ushtarak – një frikë që ndahet nga ushtarët ukrainas dhe civilët në afërsi të vijës së frontit në lindje të Ukrainës. Rusia ka grumbulluar mbi 100,000 trupa përgjatë kufijve të Ukrainës. Ushtarët ukrainas në llogoret në rajonet Luhansk dhe Donetsk, së bashku me banorët e zonave përreth, po përballen me një dimër të ashpër dhe nuk janë të sigurt se çfarë i pret në ditët apo javët në vijim.
11/12Lilia (majtas) dhe Tetyana, që të dyja banore të një fshati në periferi të Donetskut, flasin me një gazetar teksa qëndrojnë në një bodrum që përdoret për t’u strehuar gjatë bombardimeve. Ato jetojnë në një zonë të kontrolluar nga separatistët që gjendet jo larg vijës së frontit të forcave qeveritare. Lilia dhe pesë persona të tjerë jetojnë në një banesë pesëkatëshe që nuk ka as ngrohje dhe as ujë. Shumë shtëpi në këtë rajon janë të braktisura, pasi u dëmtuan gjatë konfliktit më 2014-2015.
Me temperatura të ulëta dhe me pemë të zhveshura nga gjethet, mesi i dimrit konsiderohet si kohë optimale për një operacion ushtarak – një frikë që ndahet nga ushtarët ukrainas dhe civilët në afërsi të vijës së frontit në lindje të Ukrainës. Rusia ka grumbulluar mbi 100,000 trupa përgjatë kufijve të Ukrainës. Ushtarët ukrainas në llogoret në rajonet Luhansk dhe Donetsk, së bashku me banorët e zonave përreth, po përballen me një dimër të ashpër dhe nuk janë të sigurt se çfarë i pret në ditët apo javët në vijim.
12/12Një ushtare ukrainase bën roje në një llogore në fshatinVerkhnotoretske në rajonin Donetsk më 29 janar 2022.
Me temperatura të ulëta dhe me pemë të zhveshura nga gjethet, mesi i dimrit konsiderohet si kohë optimale për një operacion ushtarak – një frikë që ndahet nga ushtarët ukrainas dhe civilët në afërsi të vijës së frontit në lindje të Ukrainës. Rusia ka grumbulluar mbi 100,000 trupa përgjatë kufijve të Ukrainës. Ushtarët ukrainas në llogoret në rajonet Luhansk dhe Donetsk, së bashku me banorët e zonave përreth, po përballen me një dimër të ashpër dhe nuk janë të sigurt se çfarë i pret në ditët apo javët në vijim.
Previous slide
Next slide
Carpenter tha se jo çdo shtet mund të jetë “100 për qind në të njëjtën linjë” lidhur me masat që po diskutohen, por tha se beson se ka një unitet të fortë që të vendosen sanksione të ashpra në rast të një pushtimi.
Përderisa e cilësoi si shqetësues grumbullimin ushtarak rus, Carpenter tha se ende ka shpresë për diplomaci, duke theksuar se Perëndimi dhe Rusia mund të bëjnë përparim në disa prej kërkesave të Moskës, siç janë kufizimet për armët dhe transparenca mbi stërvitjet ushtarake.
Ai po ashtu tha se SHBA-ja mbështet vazhdimin e bisedimeve të paqes për zgjidhjen e konfliktit në lindje të Ukrainës ndërmjet forcave ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia.